E-Diaspora
Edmond Kapllani: “Momentet më të vështira në jetën time”
"Diçka të tillë nuk kam përjetuar kurrë më parë. Uroj që kjo të mos më ndodhë kurrë më”, ka thënë ai në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edmond Kapllani ka folur rreth ndeshjes historike të Shqipërisë kundër Serbisë e cila u ndërpre në minuten e 42-të, pasi që tifozët serbë hynë në fushë dhe i sulmuan lojtarët shqiptarë. Futbollisti durrësak e vlerëson atë si ndeshjen më të vështirë në jetën e tij.
“Definitivisht. Diçka të tillë nuk kam përjetuar kurrë në jetën time. Uroj që kjo të mos më ndodhë kurrë më”, ka thënë ai në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Sulmuesi shqiptar i cili nuk pati fatin të inkuadrohet në lojë, ka thënë se ekipi ka qenë i vetëdishëm se në Serbi do të jetë një lojë e vështirë, por nuk e ka menduar se ndeshja do të përshkallëzohet deri në këtë masë.
“Ne ishim të përqendruar në ndeshje dhe deri në ato minuta ishim duke luajtur mirë. Pastaj gjërat ndryshuan dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka shtuar futbollisti i “PSV Frankfurt”, menjëherë pas kthimit në Gjermani.
Kapllani është shprehur se gjatë kohës sa kanë qenë në fushë, ata janë gjuajtur me gurë dhe shishe, ndërsa nuk kanë pasur problem me lojtarët serbë, disa prej të cilëve madje janë munduar edhe t`i mbrojnë futbollistët shqiptarë nga huliganët serbë.
Sa i përket fluturakes e cila u ngrit mbi stadiumin e Beogradit, bomberi shqiptar ka thënë se kjo mbetet një mister për të cilin nuk dinë se nga kush është e ka ngritur. “Për ne kjo është një mister i madh. Edhe ne jemi të interesuar të dimë se nga erdhi dhe kush e solli?”, ka thënë Edmond Kapllani.
A.Gj.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












