Lajme
Tetë vjeçari Erion Zena kthehet nga Siria
Kthimin e Erion Zenes e ka mundësuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Ai është në shtëpinë e të ëmës shëndosh e mirë. Erionin e ka marrë në luftë babai i tij, pa lejen e nënës
Pas qëndrimit disa muajsh në Siri, i mituri Erion Zena, 8-vjeçar është kthyer mbrëmë në Kosovë. Ai ishte marrë pa lejen e të ëmës nga babai Arben Zena, i cili iu kishte bashkuar strukturave luftarake të Shtetit Islamik në Siri e Irak. Kthimin e tij e ka mundësuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Nëna e 8-vjeçarit, Pranvera Abazi, ka thënë se babai i tij, Arben Zena, e ka dërguar Erionin në luftë, pa lejen e saj. Pranvera ka konfirmuar të mërkurën në mbrëmje së është takuar me të birin dhe po çmallet me të.
Në një intervistë për REL dhënë më 28 gusht, Pranvera ka treguar se është njoftuar më 10 korrik për vendndodhjen e djalit. Ajo ka thënë se ka marrë mesazh nga bashkëshorti i saj, i cili, kur është larguar nga shtëpia, i ka thënë do të shkojnë në Rugovë.
Marrja e djalit 8 vjeçar në Siri bëri bujë të madhe gjithandej opinionit kosovar, pasi që ishte rasti i vetëm që babai merr edhe fëmijën në Siri. Madje lajmi më i dhimbshëm ishte ai më 1 shtator, kur të gjithë fëmijët nisën shkollën, ndërsa Erioni u nda nga shokët.
Pranvera, nëna e tij i bëri thirrje publike bashkëshortit që t’ia sjell djalin, sepse ai duhet të jetë në bankat shkollore, jo në Siri.
Realizimin me sukses të këtij operacioni të AKI-së e ka përshëndetur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Jahjaga e ka falënderuar AKI-në për “devotshmërinë dhe profesionalizimin”, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Në bazë të kompetencave të saj kushtetuese dhe në bashkërendim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, e kanë autorizuar operacionin e AKI-së për të gjetur dhe sjell në Kosovë 8 vjeçarin Zena, i cili para 5 muajsh pa lejen e nënës ishte marrë nga babai i tij drejt Sirisë, për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste që po luftojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut”, thuhet në komunikatën për media.
“Puna dhe përkushtimi i tyre për të mbrojtur sigurinë e secilit qytetar dhe sigurinë tonë kombëtare në përgjithësi na bën krenarë”, ka thënë Jahjaga.
Edhe kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, ka falënderuar Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, duke thënë se misioni për ta lokalizuar, për ta gjetur dhe organizuar kthimin e Erionit është përmbushur me sukses. “Dhe, edhe një herë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të mos bashkëngjiten në luftërat mashtruese”, ka thënë Thaçi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













