E-Diaspora
Ja si u festua në Kosovë pezullimi i ndeshjes Serbi-Shqipëri
Tifozët shqiptarë i shprehin kombëtares përkrahjen me parakalimet e tyre nëpër sheshet e qyteteve të të gjitha hapësirave shqiptare
Në momentin që u mor vesh se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd qe anuluar, mijëra tifozë të kombëtares shqiptare që ishin duke e ndjekur ndeshjen në transmetimet publike në pika të ndryshme të qyteteve u mblodhën dhe filluan marshimet e tyre me makina dhe këmbë npër sheshe.
Flamujt kombëtarë ishin shenja më dalluese e këtyre parakalimeve dhe thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar…” e të ngjashme.
Kombëtarja shqiptare nuk fitoi por në minutat para ndërprerjes së ndeshjes ajo ishte më superiore se kundërshtarja. Kjo dhe ndjenja e lëndimit që tifozët shqiptarë përjetuan pas sulmit që iu bë disa lojtarëve të kombëtares nga huliganët që hynë në fushë, bëri që emocionet e tifozëve të zienin në maksimum. Një gjë e tillë edhe u reflektua në pamjet që i sjell në vijim albinfo.ch, të fotografuara në rrugën qendrore të Gjilanit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












