Lajme
Mbeturinat kthehen në energji elektrike
Brenda tre muajve në Mitrovicë do të ndërtohet një fabrikë në vlerë 54 milionë dollarësh, investim amerikano-suedez, për riciklimin e mbeturinave në energji elektrike
Një konzorcium amerikan-suedez është i gatshëm të investojë në rajonin e Mitrovicë në Kosovë, rreth 54 milionë dollarë amerikan në ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave dhe shndërrimin e tyre në energji elektrike. Ky projekt i cili ka marrë mbështetje edhe nga strukturat komunale, pritet të fillojë ndërtimin gjatë këtij muaji.
Drejtori i kompanisë amerikane-suedeze, Lars Ake Karlsson, tha se e ka të gatshëm projektin i cili kushton 54 milionë dollarë, ndërsa për ndërtimin e kapaciteteve në Mitrovicë, ai tha se do të prodhohen 12 megavate energji elektrike.
“E kemi të gatshëm projektin dhe jemi përgatitur për implementimin e parakontratës për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e 12 megavate energji elektrike nga mbeturinat e rajonit të Mitrovicës. Kemi ardhur këtu për ta regjistruar kompaninë dhe për të filluar menjëherë ndërtimin e kapaciteteve”, tha Karlsson citon “Zëri”.
Ai tha se punimet do të përfundojnë brenda tre muajve,
Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se komuna do ta ndihmojë maksimalisht kompaninë APG që të regjistrohet dhe që të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për fillimin e punimeve.
“Komuna do të ndihmojë për të kryer procedurat e regjistrimit dhe të dhënies së lejeve të nevojshme. Ky është një investim shumë i rëndësishëm që do të ndikojë në zhvillimin e komunës. Me rrymën që do të prodhohet në këto kapacitete do të furnizohen 380 bizneset në Zonën e Lirë Ekonomike, si dhe uji i ngrohtë që do të lirohet, do të mundë të përdoret për ngrohjen e serrave me prodhime të ndryshme gjatë gjithë vitit”, tha Bahtiri.
Procedurat për regjistrimin e kompanisë, sipas Bahtirit, do të përfundojnë brenda dy ditëve.
Ndryshe, fabrika do të ndërtohet në Frashër, ndërsa e mira e gjithë kësaj, sipas banorëve është se mbeturinat e gjithë komunës së Mitrovicës, për edhe komunave për rreth, do të shfrytëzohen nga kjo fabrikë. Përveç që nxjerr energji elektrike, ajo e pastron Kosovën nga mbeturinat.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













