Integrimi
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi bashkatdhetarët
Kryetari Ahmeti tregoi se është pritur nga kryetari i Vjenës Michael Haupl nga i cili ka marrë mbështetje për projektet e transportit publik në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë vizitës në Vjenë, gjeti kohë të takojë edhe një grup bashkatdhetarësh shqiptarësh. Gjatë bisedës me ta, Ahmeti foli për takimet intensive që ka pasur gjatë këtyre ditëve në Vjenë.
Kryetari Ahmeti tregoi se është pritur nga kryetari i Vjenës Michael Haupl nga i cili ka marrë mbështetje për projektet e transportit publik në Prishtinë. Gjatë këtij takimi në Vjenë, Haupl i ka premtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit edhe bashkëpunim në fushën e arsimit.
“Kemi ardhur këtu me ftesë të kryetarit Michal Haupl. Gjatë takimit me të diskutuam mbi përvojat e Vjenës në fushën e transportit publik, arsimit si dhe banimit. Qyteti i Vjenës është ndër qytetet e pakta që i ka çmimet e përballueshme të biletave, i ka çerdhet falas, dhe ka përqindjen më të madhe të banorëve që ndihmohen në një mënyrë apo tjetrën nga qyteti. Po ashtu kryetari Haupl na mundësoi që të takojmë edhe drejtorin e përgjithshëm të “Wiener Linien”, zotin Eduart Winter i cili është drejtor i kompanisë publike të transportit publik që menaxhon metronë, tramvajët dhe autobusët, me të cilin biseduam për bashkëpunimin me Trafikun Urban”, ka thënë ai duke treguar edhe për takimet dhe vizitat tjera që ka pasur me personalitete të ndryshme në Vjenë.
Në këtë takim, bashkatdhetarët u informuan nga zoti Ahmeti për punën e tij të deritashme, ndërkohë ata ishin të interesuar të dinë edhe për “ngërçin” politik që është krijuar në Kosovë dhe për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për formimin e institucioneve të reja.
A.Gj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









