Integrimi
Qëndrimi mbetet në burg, dhe i kërkon ndihmë Ambasadës Kosovare
Xhihadisti shqiptar që po qëndron në burgun turk ka disa muaj që i shkruan vazhdimisht Ambasadës së Kosovës në Ankara me lutje për ndihmë
Merret vesh përfundimisht se Çëndrim Ramadani, xhihadisti i berë i njohur për pjesëmarrjen në vrasjen e tre zrtarëve turq, vazhdon të mbahet në burgun turk. Një lajm i bërë publik dy ditë më parë sipas të cilit shqiptari nga Kosova me qëndrim në Zvicër ishte pjesë e këmbimit të robërve në mes të Turqisë dhe Shtetit Islamik, doli i rremë.
Sipas hulumtimeve të bëra nga gazeta “Tages Anzeiger”, Çëndrimi nuk bën pjesë në mesin e atyre që Turqia i ka liruar kundrejt lirimit të 49 punëtorëvetë Konsullatës Turke në Siri, që IS-i i mbante peng. Kosovari 23 vjeçar vazhdio të mbahet ne burg në Ankara, ashtu siç ka deklaruar ditë më parë edhe një përfaqësues i Qendrës së Gjenevës për terrorizëm (GCTAT).
Sipas tij edhe rasti i Çëndrimit ishte objekt i bisedave për lirim por në fund turqit nuk kanë pranuar të lirojnë personin që ka vrarë policë dhe ushtarakë turq.
Nga ana tjetër Tages Anzeiger zbulon se xhihadisti shqiptar që po qëndron në burgun turk ka disa muaj që i shkruan vazhdimisht Ambasadës së Kosovës në Ankara me lutje për ndihmë. Por shanset që të marrë ndihmë nga shteti i Kosovës janë të barabarta me zero, kur dihet se autoritetet e atjeshme kanë vënë në dispozicion të gjitha mjetet kundër xhihadistëve”, përfundon gazeta.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











