Integrimi
Zari Xhaferi në garë për Parlamentin e Kantonit Zug
Xhaferi është deputet në Parlamentin e Kantonit edhe në përbërjen aktuale, ku përfaqëson Partinë Socialdemokrate
Sot në Kantonin e Zug-ut po zhvillohen zgjedhjet për Parlanmentin dhe njëkohësisht edhe përr Qeverinë e Kantonit.
246 veta kandidojnë për 80 vende sa i ka Parlamenti ose Këshilli i Kantonit (Kantonsrat). Zgjedhjet kësaj radhe realizohen sipas një sistemi të ri, të provuar për herë të parë, pas ndryshimit të Ligjit mbi Zgjedhjet. Ky sistem pritet që të favorizojë partitë e vogla, gjegjësisht ato me më pak vende në përbërjen e deritashme në parlament.
Aktualisht kjo përbërje duket kështu: CVP ka 23 deputetë, FDP (20; SVP (19), SP (9), Alternative-Të Gjelbrit (7) dhe GLP (2).
Në këto zgjedhje për herë të dytë kandidon edhe bashkatdhetari ynë me prejardhje nga Gostivari, Zari Xhaferi. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin e Kantonit dhe është mjaft aktiv në jetën shoqërore të kantonit. Përveç me politikë ai është i angazhuar edhe në gazetari, gjegjësisht punon në gazetën Zügerbieter Zeitung.
Nga viti 2013 është edhe kryetar i degës së Partisë Socialdemokrate (SP/PS) të qytetit Baar në kantonin e Zug-ut.
albinfo.ch ka ndjekur rrugën politike të Xhaferit duke pasqyruar aktivitetet dhe sukseset e tij prej më shumë se tri vitesh
Edhe ekzekutivi i kantonit, i cili përbëhet nga 7 veta do të zgjidhet me sistem të ri. Por ky sistem është imponuar nga dy partitë më të medha CVP dhe FDP kundër vullnetit të partive të vogla.
Për vendet në ekzekutiv kanë kandiduar sërish të gjithë anëtarët e tashëm (ministrat) të Qeverisë së Kantonit. Veç tyre kësaj here kandidon diplomatja Christina Bürgi Dellsberger, e cila synon ta kthejë postin e humbur në zgjedhjet e para tetë viteve.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











