Lajme
Ikja e kosovarëve s’ka të ndalur
Sipas statistikave, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, rreth 4500 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian
Mijëra kosovarë vazhdojnë të ikin për çdo vit nga Kosova pavarësisht thirrjes së liderëve institucionalë se azili është sakrificë që nuk ia vlen të rrezikohet. Sipas statistikave, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, rreth 4500 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian.
Nga kjo shifër, më shumë se 500 qytetarë janë nga komunitetet RAE (Romë, Ashkali dhe Egjiptian). Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi thotë për “Zëri” se nuk ka azil për kosovarët, por është një deputet që e mbështet largimin ilegal, për shkak të skamjes. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që ngajanari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4455 persona.
“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht që i ka shprehur shqetësimet edhe ambasadori i Hungarisë që është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari e sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil”, thotë ministri Rexhepi.
Krahasuar me vitin e kaluar kur nga Kosova në vendet evropiane ishin paraqitur gjithsej 17 mijë e 755 azilkërkues, ky trend sivjet është më i vogël, por prapë sipas MPB-së, është shqetësues.
“Kemi pasur prioritete të tjera, ndoshta kemi qenë të fiksuar te lufta ndaj islamit ekstrem dhe ndoshta kjo neglizhencë ka mundur të ndikojë”, thotë ai, sipas të cilit ikja në BE, duhet të ndalohet.
Megjithatë, thuhet se është deputeti ashkali i Kuvendit të Kosovës, Danush Ahmeti ai që mbështet ikjen e komunitetit RAE nga Kosova. Ai thotë se i mbështet ata që shkojnë ngase sipas tij Qeveria e Kosovës, e ka ashpërsuar marrjen e skemës sociale për familjet me nevojë.
“Unë i përkrah që kanë shkuar, për shkak se nuk po kemi mundësi t’ju ndihmojmë”, thotë Ademi teksa përmend largimin nga Kosova të 500 familjeve të komunitetit RAE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










