Bota
Liderët botërorë do të ndihmojnë në fikjen e zjarreve në Amazonë
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se liderët e samitit janë afër arritjes së një marrëveshjeje rreth asaj se si të mbështesin Brazilin dhe ka thënë se marrëveshja do të përfshijë mekanizma teknikë dhe financiarë “
Liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të idustrializuara (G7), Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, kanë thënë se janë duke u përgatitur për t’i ndihmuar Brazilit në përballjen me zjarret në rajonin e Amazonës dhe për të rregulluar dëmet, teksa dhjetëra-mijëra ushtarë janë bërë gati për të luftuar flakët që kanë alarmuar planetin.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se liderët e samitit janë afër arritjes së një marrëveshjeje rreth asaj se si të mbështesin Brazilin dhe ka thënë se marrëveshja do të përfshijë mekanizma teknikë dhe financiarë “në mënyrë që të ofrohet ndihmë efikase”, transmeton agjencia e lajmeve, “The Associated Press”, përcjell albinfo.ch.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shteti i saj dhe të tjerët do të bisedojnë me Brazilin për shpyllëzimin në rajonin e Amazonës, pasi të shuhen zjarret.
“Natyrisht ky është territor brazilian, mirëpo ne kemi pyetje për këtë rajon, pyetje të nivelit global”, ka thënë ajo.
Papa Françesku po ashtu u është bashkuar zërave shqetësues për zjarret në Brazil, i cili gjendet në kufi me vendin e tij të lindjes, Argjentinën, dhe u ka bërë thirrje njerëzve të luten në mënyrë që “ato të kontrollohen sa më shpejt që është e mundur”.
Ai i ka thënë një turme në sheshin Shën Pjetri se “ne të gjithë jemi të shqetësuar” për zjarret në Amazonë. Ai po ashtu ka paralajmëruar se “mushkëria e gjelbër është jetike për planetin tonë”.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter” se ai ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se Izraeli do të dërgojë një aeroplan të specializuar për të ndihmuar në operacionin e luftimit të zjarreve.
Të premten, Bolsonaro ka njoftuar për dërgimin e 44,000 ushtarëve për të luftuar zjarret, mirëpo vetëm disa qindra prej tyre tashmë janë dërguar në rajonin e Amazonës.
Agjencia satelitore e këtij shteti ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, derisa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj./rel/
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













