Integrimi
“Food Festival”: Kosova, në mesin e 28 vendeve të botës
Të shtunën janë prezantuar ushqimet tradicionale të 28 vendeve të botës në Opfikon-Glattbgrugg të Cyrihut, në mesin e tyre edhe ato nga Kosova
Në këtë aktivitet ansambli „VATRA“ ka përfaqësuar Kosovën me simbole shtetërore dhe ushqime tradicionale të kuzhinës nga treva të ndryshme të vendit.
Në festivalin me mbi 3000 vizitorë interesim të madh kanë treguar edhe për ushqimet nga Kosova, llojllojshmërinë e tyre, të cilat i përgatitën nënat dhe motrat shqiptare në mënyrë vullnetare, pa asnjë kompensim, falë aktivitetit të aktivistëve dhe udhëheqësve të këtij ansambli, i cili ka dhënë një kontribut të madh për kulturën dhe përfaqësimin sa më të drejtë të shqiptarëve para shtetit dhe popullit zviceran.
Komplimente për organizimin kanë marrë organizatorët nga Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih. Ajo ishte interesuar për mënyrën se si është përfaqësuar Republika e Kosovës në një festival të ushqimeve.
Stenda ku ofroheshin specialitete nga Kosova ishte e stolisur me flamuj shtetërorë dhe antikitete nga kultura shqiptare, fotografi të lashta të trevave historike të Kosovës dhe posaçërisht ka zënë vend kuzhina e secilës trevë kosovare.
Zonja Ramadani tha se me aktivitete të tilla në të ardhmen do të përmirësojmë imazhin e Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për përkrahje nga ana institucionale, e posaçërisht nga Qendra Kulturore në Cyrih.
Për këtë organizim ishin angazhuar shumë aktivistë, të cilët njihen për aktivitete kulturore dhe kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë me autoritetet zvicerane.
Shaban Haliti, i cili ishte nji urë lidhëse mes organeve komunale dhe komunitetit shqiptar, ishte shumë i kënaqur dhe ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës për interesimin dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë manifestim.
Edhe Nexhmedin Isufi e ka cilësuar si një prezantim mjaft të suksesshëm ansamblin “Vatra”.
„Është hera e parë në Kantonin e Cyrihut, në qytetin e Opfikon-Glatbrug që prezantojmë shtetin e Kosovës. Kemi përgatitur ushqime tradicionale të të gjitha rajoneve të Kosovës, veshjen tradicionale, fotografi të vendeve turistike të shtetit tonë, po ashtu edhe prezantimin e aktiviteteve kulturore të ansamblit që e kemi zhvilluar për 20 vjet në Zvicër“, tha për albinfo.ch Isufi.
Ai për këtë organizim ka falënderuar të gjithë prindërit e anëtarëve të ansamblit, të cilët dinjitetshëm ndihmuan prezantimin e ushqimit tradicional nga të gjitha trevat e Kosovës.
Qëllimi i festivalit “Food Festival”, që organizohet për çdo vit, ishte prezantimi i kulturave dhe i kuzhinave të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto rrethe.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









