Integrimi
18 shqiptarë, në grevë urie: Kërcënohen nga hakmarrja
8 azilkërkues shqiptarë, në Gavle pranë qytetit Malmoe në Suedi, kanë hyrë në grevë urie.
Me arsyetimin se rrezikohen nga gjakmarrja në vendin e tyre dhe se nuk mund të kthehen më atje, tetë shqiptarë kanë aplikuar prej muajsh për azil politik në Suedi. Pas refuzimit nga ana e autoriteteve suedeze, ata janë futur në grevë të urisë.
Greva, e zhvilluar në qytetin Gavle në oborrin e Ministrisë së Emigracionit të Suedisë, ka sensibilizuar shumë qytetarë dhe shoqërinë civile të këtij vendi, të cilët kanë dalë në mbështetje të kauzës së shqiptarëve.
Sidoqoftë, kërkuesit e azilit politik në Suedi që si shkak për këtë kërkesë paraqesin gjakmarrjen në bazë të Kanunit, e kanë të pamundur të fitojnë dokumente qëndrimi të përkohshme ose të përhershme, sepse ligji i migracionit nuk i njeh këto çështje si të përshtatshme për azil politik.
Gratë flenë në një tendë të ngritur në një lëndinë jashtë ndërtesës së migracionit. ndërsa burrat nën qiell të hapur, shkruan shqiptarja.com. Ata thonë se janë të përgatitur edhe të vdesin.
“Nëse nuk marrim azil politik dhe na kthejnë ne do të vdesim, kështu që mund të vdesim edhe këtu”.
Ingrid Thyr nga Komiteti për Azil, shpjegon për mediet suedeze, se kjo çështje duhet të sqarohet nga Ministria e Migracionit, pasi vitet e fundit ka pasur një numër të madh rastesh”gjakmarrjeje” në trevat shqiptare, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët.
“Situata e pjesëtarëve tjerë të cilët marrin pjesë në këtë grevë është e përkeqësuar, pasi që të gjithë këta klandestinë refuzojnë të marrin ushqim”, thekson Thyr.
Edhe pse historitë e gjakmarrjes të secilit prej tyre kanë tronditur opinionin publik vendës, autoritetet përkatëse suedeze nuk kanë reaguar akoma.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












