Tematike
Rritet numri i martesave me detyrim në Zvicër
Të prekurit nga kjo dukuri gjejnë ndihmë te këshillimorja Zwangsheirat.ch, e cila nga viti 2018 është Qendër Profesionale e udhëhequr nga Federata
Një e re, e rritur në Zvicër, shkon në pushimet verore së bashku me familjen në atdheun e saj. Atje, prindërit e saj e martojnë me detyrim, me një burrë të cilin ajo nuk e njeh. Ky është një rast klasik i martesës me detyrim, shkruajnë mediat zvicerane.
Të prekurit nga kjo dukuri gjejnë ndihmë te këshillimorja Zwangsheirat.ch, e cila nga viti 2018 është Qendër Profesionale e udhëhequr nga Federata.
“Ne po konstatojmë një rritje të numrit të martesave në mesin e të miturve”, tërheq vëmendjen kryetarja Anu Sivaganesan për emisionin “10vor10” të SRF, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, vitin e kaluar kjo këshillimore ka regjistruar 352 këshillime për raste të detyrimit për martesë, ose edhe të ndalimit për të jetuar me personin e zgjedhur. Një numër kaq i madh nuk është shënuar më parë.
Religjioni, faktori kryesor
Sipas këshillimores, te një numër gjithnjë më të madh i të prekurve nga martesat me detyrim është religjioni shkaktari kryesor, transmeton albinfo.ch. Martesat bëhen me ceremoni fetare, fare pa burokraci.
Qyteti i Bernës është duke prirë prej vitesh në luftën kundër martesave me detyrim. Rastet e dyshuara i kalojnë rregullisht Inspektoratit policor. “Gjatë vitit të kaluar kanë qenë 28 raste, më shumë se kurdoherë”, thotë udhëheqësi i Inspektoratit policor, Alexander Ott. Për më tepër, rastet janë bërë më të rënda, thotë ai, transmeton albinfo.ch. “I tërë rrjeti familjar, i gjithë klani, bëjnë ndikimin e tyre te personi i prekur. Pra, nuk është më vetüëm babai ose vetëm meshkujt”.
Prej pesë vjetësh në Zvicër është ndaluar me ligj martesa me detyrim. Megjithatë, politikanët po kërkojnë më tepër angazhim nga federata në këtë drejtim. Deputeti nacional Christoph Eymann nga LDP/BS thotë: “Sa i takon kësaj teme, shtrohet nevoja e veprimit nga niveli nacional. Është bërë punë e mirë paraprake, por tash nevojitet që federata të bëjë presion mbi kantonet, në mënyrë që të bëhet më tepër rreth parandalimit”.
Martesat me të mitur
Këshilli komunal i Cyrihut ka publikuar shifra se sa martesa me të mitur janë realizuar apo pranuar në vitet e fundit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Brenda tre vjetëve në kantonin e Cyrihut janë regjistruan 281 nuse apo dhëndurë të mitur.
Zakonisht është nusja ajo që në dasmë është e mitur. 263 gra nën moshën 18-vjeçare janë martuar midis 2015-ës dhe 2017-ës, apo u pranuan si të martuar në kanton, siç dëshmohet nga përgjigja e autoriteteve pas një kërkese nga SVP dhe EDU. Dhëndurët e rinj hasen shumë më rrallë në statistika, përcjell Albinfo.ch. Brenda 18 vjetëve vetëm 18 herë.
Në kantonin e Cyrihut për këtë arsye, rreth 90 martesa me nuse apo dhëndurë të mitur regjistrohen çdo vit dhe hyjnë në regjistrin elektronik kombëtar të gjendjes civile Infostar. Megjithatë, këto martesa nuk njihen, derisa bashkëshortët të mbushin moshën 16-vjeçare.
Shumë nga këto martesa janë bërë jashtë vendit. Afganistani, Eritreja, Turqia dhe Kosova janë ndër vendet më të zakonshme të nuseve të mitura. Se sa prej këtyre 281 të rinjve kanë qenë të detyruar të martohen, është e vështirë të thuhet, përcjell Albinfo.ch.
Në periudhën midis 2015 dhe 2017 te autoritetet hetuese në Cyrih janë paraqitur vetëm pesë raste të raportuara si martesa të detyrueshme të mundshme. Numri i paregjistruar është i lartë. Martesa me një partner të mitur nuk është e ndaluar sipas ligjit penal. Megjithatë, detyrimi i një personi për t’u martuar përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe mund të ndëshkohet në Zvicër me burgim deri në pesë vjet.
Deri në 5 vjet burgim për martesat e detyruara
Nga 1 korriku i vitit 2013 në Zvicër është në fuqi një ligj kundër martesave me detyrim. Kushdo që i marton fëmijët e tij kundër dëshirës së tyre, dënohet me burgim deri në 5 vjet. Martesat me detyrim dhe ato në mes të të miturve në Zvicër janë parimisht të pavlefshme.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












