Kosova
Zgjedhjet po kushtojnë shumë, Kushtetuesja “bllokon” Ministrinë e Financave
Afër 6 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë
Ndonëse, ditë më parë është shpërndarë Kuvendi, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për KQZ-në derisa të ketë një opinion këshillues nga Gjykata Kushtetuese.
Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna, thotë për KosovaPress, se zyrtarë të departamentit të buxhetit në Ministri të Financave dhe zyrtarë të KQZ-së kanë pasur takime të përbashkëta të cilët kanë harmonizuar draft buxhetin dhe shuma e mjeteve të parapara për organizimin e zgjedhjeve është 5 milionë e 894 mijë e 730 euro, por që nuk mund të alokohen këto mjete deri në dhënien e një opinioni nga Gjykatës Kushtetuese për shkak të rrethanave të krijuara me rënien e Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.
Në mbledhjen e fundit që është mbajtur nga Qeveria në largim, kryeministri në dorëheqje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për opinionin ligjor për veprimet që mund t’i marr qeveria në këto rrethanë si kryeministër në dorëheqje.
Për këtë, këshilltari Rafuna thotë mjetet janë të siguruara, por kushtetuesja nuk ka dhënë përgjigje ende.
Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se nuk kanë kërkuar ende zyrtarisht mjete nga Ministria e Financave për mbajtjen e zgjedhje, ngaqë nuk ka datë zyrtare për mbajtjen e tyre.
Daka nuk ka treguar për shumën e mundshme të mjeteve për organizmin e zgjedhjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











