Bota
Trump habitet: Gjermania trajtohet më mirë nga tregjet financiare?
Presidenti amerikan, Donald Trump gjithmonë ankohet, se vendi i tij trajtohet kudo "jo drejt". Madje edhe në tregjet financiare, gjermanët kanë kushte shumë më të mira se SHBA-ja e fuqishme, kjo nuk është "fair"...
“Gjermania paguan norma zero interesi dhe i mundësohet të marrë para borxh”, shkruan presidenti Trump në Twitter dhe ankohet njëherazi që SHBA “shumë më e fuqishme dhe më e rëndësishme” nuk merr kondicione të tilla kaq të favorshme. Në një kohë që dollari është më i fortë se kurrë, po ashtu edhe eksportet, dhe se nuk ka inflacion.
Vërtet për herë të parë Gjermania ia ka dalë që me një obligacion shtetëror për 30 vjet të fitojë para. Ankandi solli rendite mesatare prej minus 11%, përmes së cilës federata për një kohë të caktuar ka një suficit të ardhurash, megjithëse është kredimarrëse. Normat negative të interesit janë pasojë e kërkesës së lartë për letrat me vlerë, ku bëjnë pjesë obligacionet e federatës, përcjell albinfo.ch.
Është e qartë se kujt i drejtohet ankesa e Trumpit: FED-i amerikan, Banka Federale Amerikane e Thesarit i ka rritur përqindjet “shumë shpejt e pa kontroll”, sipas tij. Nëse FED do ta bënte punën e saj si duhet, do kishim një “rritje ekonomike si kurrë më parë”, ka thënë Trump.
Disa analistë thonë se presidenti ka interes për normat e ulëta të interesit për të zbutur efektet e konflikteve tregtare që janë ndezur prej tij. Prej kohësh qeveria amerikane flet shumë pozitivisht për gjendjen e mirë ekonomike në vend. Trump është në konflikt të vazhdueshëm me FED. Kreu i saj, Jerome Powell, pritet të flasë këtë të enjte në Jackson Hole në takimin vjetor të bankave qendrore për zhvillimet e normave të interesit. Vendimi tjetër i FED-it pritet më 18 shtator.
Deficiti buxhetor amerikan, sipas të dhënave të zyrës së pavarur të buxhetit të Kongresit amerikan, CBO, do të rritet në vitin e ardhshëm me 1 bilion dollarë. Me këtë ky deficit e arrin këtë shifër dy vjet para parashikimit.
E-Diaspora
-
Dafina, hendbollistja nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër Ajo është 21 vjeçare, por luan si një hendbolliste me përvojë. Dafina Mustafa pritet të jetë...
-
Bëhu pjesë e elitës akademike shqiptare të inxhinierisë në Zvicër – Apliko tani!
-
Ceremonia e zbulimit të pllakatës në ndërtesën ku ishte e vendosur Qeveria në ekzil të Kosovës në qytetin e Bonn-it
-
Gëzim Sada, oficeri nga Kosova diplomon në SHBA
-
Ermonela Jaho mban koncert për 26 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Jeta në Austri
-
Thirrje anti-shqiptare dhe incidente nga tifozët serbë në Vjenë pas ndeshjes Shqipëri – Serbi Ndeshja e kualifikimeve për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, që përfundoi pa gola (0-0)...
-
Austria rrit çmimet e patentës së shoferit dhe KlimaTicket nga korriku dhe gushti
-
Rritet numri i përfituesve të ndihmës për kujdes afatgjatë në Austri
-
Austria me qira gjithnjë e më të shtrenjta
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri