Integrimi
Amir B., “shoferi më i rrezikshëm i Zvicrës”, sërish prapa grilave
Pas një fletarresti ndërkombëtar, Amiri ishte arrestuar në vendlindjen e tij, në Kosovë dhe më vonë i është dhënë në dorëzim organeve përkatëse të Kantonit të Cyrihut
Para plot dhjetë vitesh Amir B. ishte bërë i njohur në mediet zvicerane si “raseri” (shprehje për ngasësit e papërgjegjshëm të automjeteve) më i “shquar” i Zvicrës. Përveç që ishte zënë disa herë duke ngarë veturën dukshëm mbi shpejtësinë e lejuar, Amiri, atëbotë 20 vjeçar, kishte bërë bujë negative me deklaratat e tij skandaloze të dhëna në televizionin publik zviceran. “Unë jam psikopat – më me dëshirë shkaktoj një aksident se sa ta humb garën në vozitje”, kishte thënë publikisht i riu me rrënjë nga Kosova.
Për shkak të delikteve të ndryshme në komunikacion, Amiri kishte përfunduar në burg. Por, as këtu nuk kishte mbledhur mend. Në vitin 2010 ai ishte kapur në një vjedhje bashkë me disa të tjerë. Edhe pse ishte parë se me vete mbante gjësendet e vjedhura ai kundërshtonte vendosmërisht pjesëmarrjen në vjedhje. Për këtë vepër ishte dënuar me 46 muaj burg. Ai po mbrohej në liri dhe kishte bërë një ankesë, kështu që duhej të paraqitej në Gjykatën e Lartë të Cyrihut. Por në seancën e caktuar Amiri nuk ishte aty. Kishte ikur jashtë vendit. Këtë veprim të tij, kryetari i trupit gjykues e kishte dënuar si “akt qyqar të njeriut që nuk ka guxim të marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë”. Kjo sjellje i ka kushtuar atij edhe me pesë muaj burg plus.
Mirëpo ndërkohë merret vesh se Amir B. ka përfunduar mbrapa grilave. Gjegjësisht, siç merr vesh blick.ch ai gjatë vitit të kaluar, pas një fletarresti ndërkombëtar, ishte arrestuar në vendlinjen e tij, në Kosovë dhe më vonë i është dhënë në dorëzim organeve përkatëse të Kantonit të Cyrihut. Kësaj here ai mbahet në burg të tipit të mbyllur pasi që ekziston rreziku i arratisjes. Ai do të vuajë 4 vjet e 3 muaj burg.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












