Zhvillim
Zvicra vazhdon mbështetjen për Kamenicën
Komuna e Kamenicës do të jetë partnere e projekti më të ri “DEMOS” në tri vite e gjysmë në vijim
Nënshkrimi I kontratës së bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesve “Demos” do të bëhet më 18 shtator në Prishtinë
Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë komunal kanë pritur përfaqësuesit e HELVETAS, në një takim prezantues të projektit të ri, në të cilin u konfirmua partneriteti në mes Kamenicës dhe projektit DEMOS.
Merita Barileva nga HELVETAS, ka njoftuar se ceremonia e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit do të bëhet me 18 shtator 2014 në Prishtinë.
Projekti do të funksionoj në tri fusha: mbështetja në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe demokracia lokale.
“Projekti DEMOS do t’i ofrojë komunës asistencë teknike dhe mbështetje financiare në fushën e shërbimeve publike (e cila përfshinë 2 nga 3 shërbimet e mëposhtme: menaxhimin e mbeturinave, hapësirën publike dhe mobilitetin), menaxhimin financiar, demokracinë lokale dhe kornizën ligjore e politike, në përputhje me kushtet e përcaktuara në Memorandum.” ka thënë Merita Barileva,zyrtare e lartë e këtij projekti.
Bazuar në performancën e treguar nga Komuna e Kamenicës, palët janë dakorduar që fillimisht nga grantet përfituese të Kamenicës të mbulohen detyrimet financiare për ujësjellësin e fshatrave Kopernicë, Kolloleq dhe Shipashnicë i realizuar në 2009.
Nënkryetari Fatmir Matoshi ka falënderuar zyrtarët e DEMOS për gatishmërinë e tyre për zgjidhjen e problemit të pagesës së pakryer për përfundimin e projektit për ujësjellësin Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë gjatë katër viteve të kaluara i cili është një aset shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët e këtyre lokaliteteve, thuhet në një njoftim të Komunës së Kamenicës
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









