Integrimi
Në fund të vitit publikohen të dhënat nga regjistrimi i diasporës
Ende nuk ka të dhëna për numrin mërgimtarëve kosovarë që jetojnë jashtë vendit
Procesi i regjistrimit të mërgatës nga Ministria kosovare e do të zgjasë deri në fund të këtij viti.
Sipas Lorik Pustinës, udhëheqës i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, procesi i regjistrimit është objektiv strategjik të cilin e ka parapa Qeveria e Republikës së Kosovës dhe implementohet nga Ministria e Diasporës sipas strategjisë për diasporën dhe mërgatën 2013-2018 bazuar në ligjin për diasporën dhe mërgatë.
Pustina thotë për KosovaPress se numrin e të regjistruarve do ta bëjnë publik në fund të këtij viti.
“Pra një numër të saktë nuk e kemi tani për tani, numrin do ta bëjmë publik diku rreth fundit të vitit. Duhet pasur parasysh faktin se ky është një proces dinamik, pra nuk do të përfundon. Presim që përfundimin e fazës së parë ta quaj kushtimisht ta kemi thash në fund të vitit apo aty ku do dalim me shifra preliminare dhe më pas periodikisht do të raportojmë se sa regjistrohen pjesëtarët e diasporës, tani për tani nuk kemi ndonjë shifër”, ka deklaruar Pustina.
Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës kanë përsëritur se procesi i regjistrimit të diasporës dhe mërgatës nuk përmban kurrfarë rreziku për këta të fundit, pasi që të gjitha të dhënat e tyre, ruhen më ligj dhe qasja në të dhënat e tyre është jashtëzakonisht rigoroze.
“Definicioni i pjesëtarit të diasporës apo mërgimtarit është po ai i njëjti i cili mbetet në ligjin për diasporën dhe mërgatën dhe që është secili person i cili ka një vendbanim të përhershëm dhe ka prejardhje familjare nga Kosova dhe konsiderohet që është pjesëtarë i diasporës pra po flasim për vendbanim të përhershëm jashtë Kosovës. Këtu përjashtohen do të thotë Republika e Maqedonisë, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëria. Pra vendet ku jetojnë ata duke filluar nga Kroacia e tutje të gjithë kategorizohen si pjesëtarë të diasporës dhe me atë kanë të drejtë që të regjistrohen si pjesëtarë të diasporës“, tha Pustina
Pustina u shpreh se numri më i madh i atyre që po regjistrohen është gjatë stinës së verës.
„Procesi tani për tani është duke shkuar shumë mirë, është duke shkuar më një dinamikë të paraparë ashtu siç e kemi parashikuar. Kemi një fluks më të madh të regjistrimit tani gjatë stinës së verës kur mërgimtarët vijnë në Kosovë, prandaj njoftohen me procesin për së afërmi”, ka thënë Pustina për KosovaPress.
Pajazit Baftiu, mërgimtar i cili jeton në Gjermani tha për KosovaPress, se vendimi që e ka ndërmarrë Ministria e Diasporës është i mirëpritur.
Po ashtu edhe Arben Kastrati, tha se vendimi është i qëlluar dhe se shumë shpejt do të aplikojnë për regjistrim.
Mirëpo ka edhe të tillë që thonë se ky vendim është pak i vonuar.
Për Jahir Nezirin, mërgimtar i cili jeton në Norvegji, ky vendim është dashur që të ndërmerret më herët.
Ndryshe, procesi i regjistrimit i mërgatës dhe diasporës ka filluar që nga janari i këtij viti.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












