Zhvillim
Zvicra, investitori më i madh në Maqedoni
Në gjysmën e parë të këtij viti nga 132 milionë investime të huaja, 118 prej tyre vijnë nga Zvicra
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë një total prej 132 milionë € nvestime të huaja direkte, bën të ditur Banka Kombëtare e Maqedonisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar bëhet fjalë për rreth 14 milionë më shumë investime.
Muaji më i keq për investime ishte qershor kur, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Maqedonisë investimet ishin më pak se një milion euro. Shumica e investimeve në gjysmën e parë të viti 2014 vijnë nga Zvicra, 118 nga 132 milionë erueo nga investimet e përgjitshme direkte në vendit.
Përveç Zvicrës, në mesin e pesë investitorëve më të mëdhenj në Maqedoni hyjnë Turqia, Ukraina, Gjermania dhe Britania.
Analizuar sipas sektorëve, investimet e mëdha janë regjistruar në miniera me 35 milionë euro, prodhimtari 31 , ndërtimtari 22 dhe shërbime 19 milionë euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













