E-Diaspora

Me Kasamin, 6 shqiptarë në ekipin e Zvicrës

Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, ka zbuluar listën e tij të 23 lojtarëve për ndeshjen kundër Anglisë në Bazel.

Ai ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptarë për ndeshjen e vikendit e ardhshëm që do të zhvillojë Zvicra për kualifikimet për kampionatin evropian Euro 2016, edhe atë ndaj rivalit kryesor për kreun, Anglisë.

Pasardhësi i Ottmar Hitzfeldit në timonin e kombëtares zvicerane të futbollit, Vladimir Petkovic, ka riktyher edhe Pajtim Kasamin në kombëtaren e Zvicrës. Lojtari 22-vjeçar është ftuar për ndeshjen e 8 shtatorit kundër Anglisë në Bazel, në kuadër të eliminimeve për “Euro 2016”. Ish-kampioni i botës (U-17) nuk ishte ftuar që nga miqësorja kundër Koresë së Jugut në nëntor të vitit të kaluar.

Pjesa tjetër e ekipit përbëhet ekskluzivisht nga lojtarë të cilët ishin prezent në Botërorin “Brazili 2014” në qershor. Të vetmit që mungojnë janë Reto Ziegler, i cili është në kërkim të një klubi, Tranquillo Barnetta, lojtar i Schalke, Mario Gavranovic, i lënduar edhe për një kohë të gjatë dhe Michael Lang, që mund të konsiderohet pjesë e fillimit të keq të sezonit të GC.

Përbërja e ekipit:
Portierë: Roman Bürki (Fribourg), Marwin Hitz (Augsbourg), Yann Sommer (Mönchengladbach).
Mbrojtës: Loris Benito (Benfica), Johan Djourou (Hambourg), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Fabian Schär (Bâle), Philippe Senderos (Aston Villa), Steve Von Bergen (Young Boys), Silvan Widmer (Udinese).
Mesfushorë: Valon Behrami (Hambourg), Blerim Dzemaili (Naples), Gelson Fernandes (Rennes), Fabian Frei (Bâle), Gökhan Inler (Naples), Pajtim Kasami (Olympiakos), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Granit Xhaka (Mönchengladbach).
Sulmues: Josip Drmic (Bayer Leverkusen), Admir Mehmedi (Fribourg), Haris Seferovic (Eintracht Francfort), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich).