Integrimi
„Parlamentit konservativ të Zugut i duhet një deputet shqiptar“
Intervistë me Zari Xhaferin, deputetin e vetëm shqiptar në Kantonin Zug
28-vjeçari Zari Xhaferi, me prejardhje nga Gostivari, kandidon sërish për deputet kantonal në Parlamentin e Zugut, në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.
Ai sërish në Parlamentin e kantonit do ta përfaqësojë Partinë Socialdemokrate, me të cilën ishte edhe në mandatin e parë katërvjeçar 2011-2014
Politikani shqiptar thotë se po i hyn kësaj gare zgjedhore më i përgatitur se para katër vjetëve.
„Në katër vjetët e fundit unë kam investuar shumë kohë për të mësuar proceset në kanton. Pas kësaj legjislature jam i përgatitur më mirë për të arritur sukses për qytetarët e Kantonit Zugut. Parlamenti në Zug është shumë konservativ, prandaj i duhen pajetër persona si unë për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të përmirësuar integrimin. Prandaj unë kam investuar kohën time në politikën e Zugut, si deputet kantonal“, thotë në një prononcim për albinfo.ch Zari Xhaferi.
Në pyetjen se a ka arritur t’i përmbushë objektivat për 4 vjet sa ishte deputet, politikani shqiptar thotë se po, megjithëse, sipas tij, nuk ishte lehtë për të mësuar nga lëviz topi në Parlamentin e Zugut.
„Kam investuar shumë energji edhe kohë për punët në Parlamentin kantonal „Kantonsrat“ dhe kam participuar në shumë debate. Sipas mendimit tim, unë kam qenë shembull i mirë për popullatën në Zug, megjithëse nuk kam lindur këtu. Unë isha njëri prej deputetëve më të ri në Parlament dhe besoj se e kam merituar respektin e deputetëve të tjerë“, tregon për punën e deritanishme në Parlamentin e Zugut deputeti shqiptar, Zari Xhaferi.
Zariu ka bërë përpjekje të krijojë para 3 vjetëve për një shoqatë për shqiptarët e integruar në Kanton Zug. Është fjala, sipas Xhaferit, për një shoqatë që kontibuon për të mirat e shqiptarëve në Zug.
„Në kantonin e Zug-ut ka shumë shqiptarë që janë integruar shumë mirë dhe kanë gjetur vende të mira pune, kanë kryer shkolla të mira. Ne na mungon një organizatë për të krijuar një kontakt më të mirë edhe të ndimojmë njëri- tjetrin. Edhe është mirë si shenjë për zviceranët, se normalisht në media vetëm shkruajnë se bëjnë probleme“, thotë në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch Zari Xhaferi.
Nëse zgjedhet deputet, do të vazhdojë punën aty ku e ka lënë, thotë Xhaferi.
„Për mua është me rëndësi të investojmë në edukimin e fëmijëve, dhe duhet investime në sistemin publik (trena, autobusë). Pastaj ne duhet ngadalë të mendojmë për personat e moshuar“, thotë në këtë intervistë Xhaferi.
Zari Xhaferi ka ardhur në Zvicër nga Gostivari në moshën 7-vjeçare. Bashkë me prindërit jeton në Baar të Zugut. Ka kryer gjimnazin dhe studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimet: gjuhë gjermane, gjuhë angleze, histori dhe sport.
Pasionin për gazetari ai e ushtron në gazetën javore lokale “Zugerbitter Zeitung”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026










