Zhvillim
Investitorët gjermanë ikin nga Kosova
„Në tërheqjen e investitorëve po pengon edhe imazhi negativ i Kosovës“, tha Dobruna
Kujtim Dobruna, udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS) me seli në Vjenë të Austrisë ka deklaruar në një intervistë për gazetën „Zëri“ se investitorët gjermanë nuk janë trajtuar mirë nga institucionet në Kosovë dhe për këtë arsye, sipas tij, ka pasur eksod të tyre, sidomos në sektorin e energjisë dhe telekomit.
„Në tërheqjen e investitorëve po pengon edhe imazhi negativ i Kosovës“, tha Dobruna.
“Pengesë kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë është imazhi i keq i Kosovës, që reflektohet nëpërmjet vështirësive në sundimin e ligjit, krimit e korrupsionit, administratës joefektive dhe pengesave të tjera të natyrës institucionale. Dhe ky imazh nuk mund të përmirësohet vetëm nëpërmjet konferencave promovuese”, thotë më tutje në këtë intrevistë Kujtim Dobruna.
Sic raporton gazeta “Zëri” bizneset gjermane po ikin nga Kosova dhe po investojnë në vendet e rajonit.
Vendin e investitorëve gjermanë në Kosovë po e zënë investitorët turq, të cilët tashmë kanë privatizuar asetet kryesore të vendit, përkatësisht rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike dhe koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2013, investimet gjermane gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie drastike për më shumë se 56 për qind, përderisa investimet turke janë rritur për 33 për qind
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













