Shqipëria
Nga e diela deri të mërkurën, temperatura përvëluese në Shqipëri
Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshin Shqipërinë. Ndonëse vendi ynë ndodhet në periferi të saj, pasi në epiqendër është pellgu i Mesdheut, meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me tri gradë celcius.
Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri në mesjavën e ardhshme.
Nëse nuk merrni masa, i nxehti, sipas mjekëve, mund t’iu shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale te personat që vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit. Apeli i tyre është për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.
Tek më të vegjlit temperaturat e larta, thonë mjekët, janë bërë shkak për shfaqjen e një viroze të pazakontë për stinën.
I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën, kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.
Pjesa e dytë e gushtit, sipas meteorologëve, pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar, raporton ABC News, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














