E-Diaspora
Përmbyllet kolonia artistike “Pa Kufij“
Nëpërmes pikturave të tyre janë paraqitur para opinionit vendës dhe pjesëtarë të shumtë të diasporës me vlerat e tyre artistike dhe bukuritë e shumta të këtyre trevave shqiptare.
Kolonia e artistëve “Pa Kufij” ka bërë bashkë piktorët nga të gjitha trevat shqiptare për pesë ditë me radhë, duke filluar nga komuna e Bujanocit, për të përfunduar në Preshevë.
Nëpërmes pikturave të tyre janë paraqitur para opinionit vendës dhe pjesëtarë të shumtë të diasporës, vlerat e tyre artistike dhe bukuritë e shumta të këtyre trevave shqiptare.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, mori pjesë në mbylljen e këtij aktiviteti të mbajtur në Preshevë, ku po ashtu është pritur nga deputetët shqiptarë në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi dhe Riza Halimi, si dhe nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me të cilin u bisedua rreth bashkëpunimit të mëtejmë në projekte për diasporën shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse në Preshevë, ku edhe u përmbyll projekti i kolonisë artistike, ministri Makolli falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, posaçërisht organizatorët e këtij aktiviteti, duke u bërë thirrje që nismat e tilla të vazhdojnë edhe vitet në vijim, në mënyrë që jeta kulturore e kësaj pjese të ngjallet edhe më shumë.
Ministri Makolli edhe një herë potencoi se mërgata shqiptare është një dhe e pandashme dhe si e tillë do të trajtohet gjithmonë nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të MeD-it.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












