Tematike
Bie shuma e ndihmave emergjente që Zvicra jep për azilkërkuesit
Ndihma emergjente marrin azilkërkuesit me status të refuzuar azili, në periudhën deri në udhëtimin e tyre nga Zvicra
Azilkërkuesit të cilëve gjatë vitit të kaluar u është hedhur poshtë kërkesa për azil, kanë marrë më pak ndihma emergjente se viteve të kaluara.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), këtë lloj ndihme e kanë shfrytëzuar rreth 7800 veta, që është për 8 për qind më pak se një vit më parë. Shprehur me shifra, shpenzimet për këtë destinim kanë shënuar ulje prej gjysmë milioni franga, duke rënë në 63 milionë franga.
Mesatarisht, një person i kësaj kategorie ka marrë ndihma prej 52 frangash në ditë, shkruan albinfo.ch. Në fakt, kaq i ka kushtuar shtetit mbulimi i shpenzimeve për një person në ditë.
Ndihma emergjente marrin azilkërkuesit me status të refuzuar azili, në periudhën deri në udhëtimin e tyre nga Zvicra. Këto para janë të parapara për strehim, ushqim dhe përkujdesje shëndetësore.
35 % të shfrytëzuesve të ndihmave emergjente gjatë vitit 2018 vijnë nag Eritrea, Etiopia, Algjeria, Gjeorgjia dhe Iraku. Fakti se jetësimi i kthimit të azilkërkuesve në këto vende shpeshherë paraqitet i vështirë, ndikon edhe në kohëzgjatjen e shfrytëzimit të ndihmave nga njerëzit me këtë prejardhje.
Mesatarja e periudhës së shfrytëzimit të ndihmave emergjente gjatë vitit 2018 ka qenë 145 ditë për person dhe është rritur për 8 ditë në krahasim me vitin paraprak.
Që nga ndërprerja e ndihmave sociale për këtë kategori azilkërkuesish, në vitin 2008, federata u jep në dispozicion kantoneve nga një paushall prej 6073 frangash për çdo azilkërkues me kërkesë të refuzuar azili. Kompensimi i tillë nga federata, në vitin 2018 ka rënë në 48 milionë franga, që nënkupton një ulje prej 9 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











