Kosova
Debëlldes po i kthehen turistët dhe investitorët
Në një lartësi mbi 1,500 metra vendi krijon një panoramë unike. Ndërsa bjeshkët e mëdha plot gjelbërim e bëjnë edhe më të veçantë.
Është fshati Debëlldeh i Vitisë, i cili ndodhet në pikën kufitare me Maqedoninë.
Hateme Ismajli, 74 vjeçare, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në këtë fshat. Ajo ka thënë se ky vend ka ndryshuar në masë të madhe, dhe ajo cfarë i ka mbetur e njëjtë, është vetëm natyra e bukur.
“Fshati ka qenë i mirë. Ujë me bollëk ka pasur. Rrugën na e asfaltuan. Rrymën e sollën. Nuk kemi pasur problem për të jetuar. Në të kaluarën mysafiri ka qëndruar pesë apo gjashtë net dhe kemi thirrur komshinjtë”
Me një klimë të freskët në të gjitha stinët, dhe një bukuri të rrallë, Dabelldeh është shpallur zonë turistike. Përveç shtëpive të banorëve të këtushëm, tashmë në këtë fshat ka të ngritura edhe vila, të cilat ua mundësojnë vizitorëve që të pushojnë.
Përfaqësuesi i fshatit Fazli Neziri, ka thënë se për këtë vend ka një interesim të madh prej shumë vizitorëve.
“Në këtë sezon kemi vizitorë nga Prishtina e Ferizaj që janë të interesuar për të blerë troje që më pas të ndërtojnë villa për pushim. Pra ka interesim për të ardhur dhe të banojnë përkohësisht në fshat, pasi klima është shumë e mirë”, shprehet Fazli Neziri.
Me t’u nisur në këtë fshat, lartësia sa shkon e rritet, ndërsa rrugët gjarpërore të dërgojnë në male të larta të cilat të impresionojnë me pamjen e tyre.
Sipas Nezirit, edhe pse ky vend ka pasur shpërngulje të mëdha, shumica nga ta, vijnë dhe i kalojnë vikendët këtu.
“Nuk ia vlen të shpërngulen banorët nga fshati. Fshati i ka të gjitha të mirat që i nevojiten një banori apo turisti. Megjithatë duhen investime për t’ia kthyer perspektivën. Në të kaluarën fshati ka pasur 2 mijë dele, sot nuk ka asnjë. Ka pasur edhe kafshë tjera si lopë e tjera 200-300, sot nuk i ka as 50 lopë fshati. Mungesë është ambulanta, por edhe kjo nuk po bëhet pasi po thuhet se nuk ka banorë mjaftueshëm”, deklaron më tej Fazli Neziri.
Mes bjeshkëve të larta, ajrit të freskët e qetësisë që të krijonte, Dabëlldeh të dërgonte përtej fantazisë.
Hateme Ismajli, ka thënë se pavarërësisht që dikur ishte jetesa e vështirë, ajo nuk është penduar që ka jetuar këtu, sepse sipas saj bukuritë e këtij fshati janë të pakrahasueshme raporton RTV Dukagjinin, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj Mbrëmje me kulturë shqiptare, valle tradicionale dhe muzikë më 21 nëntor, ndërsa në mesin e të... -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së













