Muzikë
“Shota”, e dyta në festivalin më të madh të folklorit në botë
Ky ansambel ka fituar çmimin e dytë
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka arritur të fitojë çmimin e dytë në festivalin më të madh të folklorit në botë “Büyükçekmece Kulture ve Sanat Festivali” (Festivali Ndërkombëtar i Kulturës dhe Arteve), në Turqi, përcjell albinfo.ch.
“Shota” ka përsëritur suksesin e vitit 2013, kur po ashtu kishte fituar çmimin e dytë në këtë festival, por tani në një konkurrencë dukshëm me të fortë, duke marrë parasysh që në edicionin jubilar, të 20-të të këtij festivali, këtë çmim e ka marrë në garën ku kanë konkurruar 28 shtete nga mbarë bota.
Ansambli ka udhëtuar në Turqi, me disa mungesa në orkestër dhe grupin e valltarëve, ky është sukses shumë i madh, edhe për faktin që në këtë festival kanë garuar shtete me ansamble shumë serioze nga Rusia, Gjeorgjia, Ukraina, Bullgaria, Spanja, Serbia, Kroacia, Hungaria, Panamaja, India etj.
Vendin e parë dhe çmimin “Ura e Artë” e Mimar Sinanit e kanë ndarë dy ansamble nga Rusia dhe Hungaria ndërkaq vendin e tretë e ka fituar ansambli nga Gjeorgjia. Krahas pllaketës së argjendtë, për vendin e dytë Ansambli ka marrë edhe shpërblim material në vlerë prej 2 mijë dollarësh Amerikan.
Festivali i Folklorit dhe Arteve në Buyukçekmece, i cili organizohet nën patronatin e dy organizatave më të mëdha të folklorit në botë: CIOFF dhe FIDAF, dhe kryetarit të komunës së Buyukçekmeces, Dr. Hasan Akgun, njofton Ansambli i Këngë dhe Valleve Shota.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë














