Lajme

Ban Ki Moon kërkon krijimin e Gjykatës Speciale

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që më së largu në fillim të vitit 2015 ta funksionalizojë Gjykatën Speciale për krime lufte

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në raportin e rregullt tre mujor për Kosovën, kërkon nga institucionet në Prishtinë që sa më shpejt ta funksionalizojnë Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç raporton RTK, Ki Moon ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ta vënë në funksion këtë Gjykatë Speciale. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet me 25 gusht, për të shqyrtuar raportin tremujor të sekretarin moon, ndërsa Kosova ende vepron pa institucione të konsoliduara.
 
Ndryshe, në raportin 16 prill-15 korrik, Ban Ki-moon flet edhe për situatën politike në vend, veçmas në veri të Mitrovicës pas ngritjes së tensioneve shkaku i ndërtimit të “Parkut të paqes” mbi urën e lumit Ibër.
 
Raportit prej 26 faqeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i janë bashkëngjitur edhe dy aneks raporte.
 
Bëhet fjalë për raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, mbi aktivitetet e misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe raportin e kryeprokurorit Clint Williamson për hetimet e kryera nga Task Forca Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së.