Integrimi
Diaspora turke në Gjermani voton për presidentin turk
Për turqit në Gjermani ishte një premierë: për herë të parë ata patën mundësi të votonin në Gjermani për zgjedhjet presidenciale turke. Por vend për eufori duket se nuk ka
Pas katër ditësh të dielën morën fundit votimet e para turke në Gjermani. Rreth 1,4 milionë qytetarë turq që jetojnë në Gjermani ishin të ftuar në të gjithë vendin për të zgjedhur presidentin e ri të vendit të tyre. Turqia kishte ngritur për këtë qëllim shtatë qendra gjigante votimi – në stadiumin olimpik të Berlinit dhe në salla të mëdha në Hanover, Dyseldorf, Esen, Frankfurt, Mynih dhe Karlsruhe.
Autoritetet turke u treguan të rezervuar në lidhje me informacionet mbi numrin e votuesve. Vetëm zëvendëskonsullja në Dyseldorf tha se sipas përllogaritjeve paraprake votat e tyre i kanë hedhur deri në 25.000 nga 260.000 personat me të drejtë vot, shkruan dw.de. Që para votimeve kishte pasur dyshime se distancat shpesh të largëta për në qendrat e votimit dhe procedurat e komplikuara të regjistrimit do t’i bënin shumë votues të mos merrnin pjesë në zgjedhje.
Ishte hera e parë që në Gjermani u zhvillua një votim turk. Deri tani votuesve u duhej gjithmonë të udhëtonin për në Turqi nëse donin të hidhnin votën e tyre. Kutitë e votimit do të transportohen tani me avionë nga Gjermania për në Turqi. Numërimi i tyre do të bëhet vetëm pas datës 10 gusht, pra pas zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale edhe në Turqi.
Policia e kishte klasifikuar organizimin e zgjedhjeve si një veprimtari me shumë pjesëmarrës dhe ishte e pranishme në të gjitha shtatë qendrat e mëdha të votimeve në terren. Sipas policisë gjatë zgjedhjeve nuk kishte pasur incidente. Vetëm të dielën pasdite tre burra protestuan përpara stadiumit Olimpik të Berlinit kundër partisë në pushtet AKP të kryeministrit dhe kandidatit për president Rexhep Tajip Erdogan.
Pakënaqësi shkaktoi megjithatë fakti se Turqia nuk u lejoi gazetarëve që të hynin në qendrat e votimit. Shoqata Gjermane Gazetarëve (DJV) dhe Shoqata e Gazetarëve dju e konsideruan këtë qëndrim si një cenim të lirisë së shtypit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









