Zhvillim
50 milionë për ringjalljen e fabrikës së Sheqirit në Maliq
Kjo fabrikë, dikur më e madhja në Shqipëri, parashikon t’i prodhojë rreth 80 mijë ton sheqer në vit. Rikthimi në jetë i kësaj fabrikë do të kushtojë rreth 50 milionë €
Një investim 50 milionësh i investitorëve polakë, do ta rikthejë në jetë gjigantin e dikurshëm të prodhimit të sheqerit në Maliq të rrethit të Korçës, i cili ishte nxjerrë nga prodhimi 20 vjet më parë. Kjo fabrikë, dikur më e madhja në Shqipëri, parashikon t’i prodhojë rreth 80 mijë ton sheqer në vit.
Ky projekt polak, siç raportojnë mediet shqiptare, do të ndërtohet brenda 18 muajve të ardhshëm dhe tashmë ka marrë edhe mbështetje e Qeverisë në Tiranë. Me rikthimin e fabrikës parashikohet të punësohen rreth 20 mijë punëtorë në fushën e Korçës dhe në qytetin e Maliqit.
“Ka një bashkëpunim shqiptaro-polak dhe është dhënë drita jeshile. Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e sheqerit, një investim i mirëpritur për jo vetëm për Mailiqin, por edhe për Fushën e Korçës. Ne jemi të prirur të ndjekim procedura të shpejta, por ky nuk është vetëm një projekt që i takon Bashkisë së Maliqit, por është mbarëqeveritar”, ka deklaruar kryetari i Maliqit, Gëzim Topçiu.
Për qytetin e Maliqit rikthimi i një potenciali të tillë do të sillte një zgjidhje ekonomike për shumë familje të zonës, raporton NOA.
Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare. Kombinati u ndërtua më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike. Ndërsa më 1967 u ndërtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës.
Ndryshe, qyteti i Maliqit është shumë afër Korçës dhe Pogradecit. Ndërsa ky rajon është shumë i përshtatshëm për prodhimet bujqësore, sidomos lugina e Devollit, që shtrihet deri në Bilisht.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









