Shqipëria
Komunikimi jo i mirë me pushuesin, pezullohet polici nga Durrësi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë së Komisariatit të Policisë Durrës, për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale nga një shtetas kosovar, i cili ka bërë publik komunikimin jo etik të punonjësit të Policisë, Policia e Shtetit shqiptar sqaron se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë një njoftim për vjedhjen e 3 celularëve, ndërkaq, me marrjen e njoftimit, menjëherë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me shtetasin kosovar, i cili ka thënë se në banesën e marrë me qira i kishin marrë 3 aparate celularë.
“Pasi punonjësit e Policisë kanë kryer veprimet paraprake, i kanë shpjeguar procedurën që duhej për të bërë kallëzim në lidhje me vjedhjen e celularëve që ai pretendonte, por shtetasi kosovar nuk ka pranuar dhe më vonë ka deklaruar se i ka gjetur celularët. Gjatë komunikimit në lidhje me rastin, Ndihmës/Specialisti i Policimit në Komunitet A.L. ka përdorur komunikim jo etik me shtetasin kosovar. Për këtë, punonjësi i Policisë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar hetimin disiplinor”, thotë Policia e Shtetit shqiptar, raporton “oraneës”, përcjell Albinfo.ch.
Policia e Shtetit thotë se është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë pushuesit, vizitorët e turistët.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën dhe çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin pa pagesë 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.
E-Diaspora
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen Ardit S. mbyti gruan e tij, Besimen...
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Gjenevë
-
Ardon Jashari largohet përfundimisht nga Lucerni
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi