Turizëm
Porti i Durrësit ka një kërkesë për bashkatdhetarët dhe turistët

Autoriteti Portual i Durrësit ka kërkuar me mirëkuptim që bashkatdhetarët dhe turistët të zbatojnë rregullat e qarkullimit, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë thënë se kjo do ta lehtësojë qarkullimin, duke marrë parasysh fluksin e lëvizjeve në këtë port.
Thirrja e plotë nga APD:
Të dashur bashkatdhetarë dhe turistë që hyni/dilni nga Porti i Durrësit!
Ndodhemi në pikun e fluksit të hyrje/daljeve nëpërmjet Portës më të madhe të Shqipërisë! Zbatimi i rregullave të qarkullimit është domosdoshmëri për të lehtësuar lëvizjen tuaj brenda territorit të Portit!
Pas përpunimit të dokumentacionit tuaj dhe të mjeteve me të cilat zgjidhni të udhëtoni, Autoriteti Portual Durrës, ju kërkon mirëkuptimin për të vijuar rrugëtimin tuaj konform rregullave, duke zbatuar normat e shpejtësisë, tabelat e qarkullimit rrugor dhe të sinjalistikës informuese!
Salla Operative e FSPD-së Ju monitoron lëvzijet tuaja, për të zbatuar me korrektësi parametrat e sigurisë brenda territorit të Portit!
Duke ju uruar mirëseardhjen dhe udhëtim të mbarë e të sigurtë!
Autoriteti Portual Durrës!
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor