Lajme
Nesër publikohet raporti për “trafikim organesh”
Kryeprokurori amerikan, Clint Willimasen nesër publikon raportin e tij lidhur me pretendimet e Dick Martyt. Ai vërteton nëse ka pasur apo jo, trafikim organesh nga UÇK
Pas tri vjet hetimesh, kryeprokurori amerikan, Clint Williamsen do të publikoj nesër në Bruksel, raportin e tij lidhur me pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, lidhur me trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së. Willimasen raportin e tij e publikon në ora 10:30 në një konferencë për media.
Kryeprokurori i Task-forcës speciale, ka disa ditë që e ka përfunduar hetimet, ndërsa mediet kanë raportuar se ai nuk ka gjetur asnjë fakt se ka pasur trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në veri të Shqipërisë nga ana e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo siç kanë thënë mediet në Prishtinë, në Kosovë ka pasur serbë, civil të vrarë dhe të zhdukur, prandaj disa ish-eprorë dhe guerilë të ish-UÇK-së, mund të përballën me drejtësinë nën akuzën për krime të luftës.
Siç raporton “Koha ditore” nga hetimet e Willimase mund të akuzohen disa eprorëve të UÇK-së nën dyshimin për zhdukjen e disa serbëve në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Këta ish-guerilë nuk do të akuzohen derisa nuk do të nisë punën Gjykata për Krime të Luftës.
Siç thuhet më tej në këtë medium, aktakuza përfshinë vrasjen e civilëve, torturim dhe mbajtjen e tyre në kushte çnjerëzore, por jo edhe heqjen e organeve, siç e ka përmendur senatori zviceran Dick Marty në raportin e tij.
Aktakuza do të ketë përgjegjësi individuale dhe jo komanduese.
Prokurori Williamsen ka rreth tri vjet që i ka nisur hetimet për të vërtetuar akuzën më të rëndë që i është bërë UÇK-së nga ndërkombëtarët, atë për trafikim organesh. Edhe ish guerilët e UÇK-së, por edhe përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, kanë kërkuar që sa më parë të hidhet dritë mbi një akuzë që dëmton edhe imazhin e Tiranës zyrtare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











