E-Diaspora
Dënohet ish-polici austriak, ishte korruptuar nga shqiptari
Gjykata e Porotëve ka konstatuar si të dëshmuar akuzën që e fajësonte ish policin se ka bërë ndërhyrje të palejuara në sistemin e policisë
Në Gjykatën e Landit austriak Vorarlberg, në Feldkirch, një polic 57-vjeçar, tashmë i pushuar nga puna, është dënuar për abuzim me detyrën, me dënim pjesërisht me kusht prej 24 muajsh heqje lirie. Gjykata e Porotëve ka konstatuar si të dëshmuar akuzën që e fajësonte ish-policin se ka bërë ndërhyrje të palejuara në sistemin e policisë, shkruan Agjencia Austriake e Lajmeve, APA.
Po ashtu edhe tre të akuzuarit e tjerë kanë marrë dënime pjesërisht me kusht, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për dy vëllezër, shqiptarë nga Kosova me qëndrim në Austri dhe gruan e njërit prej tyre.
I akuzuari i dytë, një gastronom nga Kosova, që jeton në Vorarlberg është dënuar me 21 muaj burgim, prej të cilëve 14 muaj me kusht. Dënim të njëjtë ka marrë edhe vëllai i tij, ndërsa bashkëshortes së të dytit i është shqiptuar dënimi prej 15 muajsh, nga të cilët 10 muaj me kusht.
Senati i porotëve i ka gjetur po ashtu këta tre të akuzuar, fajtorë për abuzim me pozitën shtetërore dhe për korruptim.
Nga të gjitha dënimet e shqiptuara, vetëm dënimi i vëllait të gastronomit është i plotfuqishëm.
Në qendër të procesit ka qenë ish-polici, të cilin avokati i tij e përshkruan si njeri me “sindromë të ndihmëtarit”. Në këtë cilësi, ai “ka dashur të ndihmojë” personat të cilët tani ishin bashkë me të, në bankën e të akuzuarit, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, ai nuk ka marrë para për shërbimet e kryera.
Përderisa ish-polici kishte raporte të mira me gastronomin, marrëdhëniet me vëllain e këtij të fundit ishin përkeqësuar. Ish-polici thotë se i ka dhënë hua dy herë kosovarit, një herë 2000 euro, njëherë tjetër 700. Këto të fundit nuk i janë klthyer as sot e atë ditë, madje gastronomi është ofruar për të paguar këtë shumë në vend të vëllait.
Gjendjen e ka ndërlikuar fakti se vëllai i gastronomit e kishte familjen (gruan dhe vajzën) në Zvicër ndërsa vetë e kishte të ndaluar hyrjen atje për dhjetë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se për të paguar shpenzimet procedurale prej 45.000 frangash (41.000 euro) në Zvicër, ia kishte dhënë policit 15.000 franga (13.600 euro) në disa pjesë, gjatë vitit 2018.
Sipas tij, ish-polici i ksihte premtuar se po t`i paguante atij 18.200 euro, do të rregullohej puna. Nga ana tjetër ish polici nuk pranon të ketë dhënë ndonjë premtim të tillë e as të ketë marrë para nga kosovari ndërkohë që nuk ka asnjë dëshmi për pagesat e përmendura.
Të gjitha këto pohime, trupa e gjyqtarëve porotë i ka konsideruar si të pabesueshme sidomos për faktin se ish-polici i kishte ndryshuar disa herë gjatë procesit deklaratet e tij. Kështu, për gjykatën, ish-polici është fajtor për akuzën që i ngarkohej.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













