E-Diaspora
Arti i Ulqinit, “mysafir” në Lichtensteig
Ekspozitë e dy piktorëve ulqinakë: Bilal Nikeziqi dhe Edin Kapllani në qytezën zvicerane Lichtensteig
«Ulcinj meets Lichtensteig» është titulluar ekspozita e pikturave e hapur ditë më parë në galerinë e Lichtensteig-t, qytezë në kantonin St. Gallen. Mirjam Hadorn, pronare e galerisë ka organizuar kështu një aktivitet të veçantë veror me synimin për t`i ofruar diçka publikut edhe në këtë sezon. Me këtë rast ajo për herë të parë ka ekspozuar punime artistësh të jashtëm.
Pikturat në parter të dërgojnë në një vend në Mesdhe: barkat e peshkatarëve dhe peshqit, janë motivet mbizotëruese, shkruan tagblatt.ch. Autor i tyre është piktori Edin Kapllani, ndërsa kolegu i tij, ish mësuesi Bilal Nikeziqi ekspozon në katin e parë, ku po ashtu shihen barka peshkatarësh, por edhe punime të frymëzuara nga jeta e gruas.
Dy artistët të cilët gjithë rrugën nga Ulqini në Zvicër e kanë bërë me makinë – çuditërisht edhe pikturat i kanë transportuar po me makinë – janë frymëzuar nga qyteti i tre i lindjes, Ulqini. Qyteti më jugor i Malit të Zi, afër kufirit me Shqipërinë ka një kala të banuar, të pasur me histori dhe një plazh të gjatë 13 kilometra deri në pellgun e lumit Buna dhe ishulli Ada. Edhe të ashtuquajturat “kalimera”, siç emërtohen kasollet e peshkatarëve në broshurat që kanë sjellë ata me vete, ndodhen pikërisht atje. Si Kapllani ashtu dhe Nikeziqi i kanë pikturuar ato.
Ndërkohë që vizitorëve të galerisë pikturat ua ngjallin shije e pushimeve, jashtë saj po këtë e bëjnë ushqimet. Specialitetet nga vendi i dy artistëve, si për shembull bakllava e ëmbël e bëjnë më të afërt Ulqinin përmes rrugës kulinarike. Senad Dragaj kujdeset për qebapët në grill. Ai i është bashkuar ekspozitës dhe në fakt falë tij janë vendosur edhe kontaktet në mes të piktoreve dhe galeristes.
Ai ka qenë nxënës i Ismet Karamanagës, kryetarit të shoqatës “Qyteti i vjetër, Ulqini”, i cili ka ardhur enkas për të folur për Ulqinin dhe Malin e Zi. Ai flet për plazhet e bukura, për perëndimet e mrekullueshme të diellit dhe arkitekturën fascinuese. Në të njëjtën kohë ai shprehet i entuziazmuar me Lichtensteig-n, që është kaq i pastër, kaq i bukur dhe i kultivuar. Karamanaga do ta përshëndeste një partneritet të Ulqinit me qytezën. Këtë mbase ia ka propozuar kryebashkiakut Mathias Müller.
Ekspozita qëndron e hapur nga 16 korriku deri më 23 gusht. Nga 17 korriku deri më 2 gusht ajo mund të vizitohet edhe të mërkurave dhe të enjteve nga 14-18. Për informata më të hollësishme: www.galeriehadorn.ch
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










