Integrimi
Inskenon përdhunimin, 20 muaj me kusht për shpifje, kosovares
Ajo ka marrë një dënim prej 20 muajsh heqje lirie me kusht. "Është një dënim i lehtë por adekuat. Të fajësosh dikë rrejshëm për përdhunim është akuzë shumë e rëndë", ka thënë gjyqtari në Baden
Një grua 23 vjeçare me prejardhje nga Kosova (Mirvetja*) dhe një burrë po ashtu kosovar (Bajrami*), dhjetë vjet më i vjetër janë të martuar me bashkëshort/e tjerë. Por ata së bashku kanë pasur një lidhje të gjatë dashurie, e cila ka marrë fund para një viti për shkak të akuzave të Mirvetes për përdhunim. Të hënën ajo po qëndronte në Gjykatën e Qarkut të Badenit, në bankën e të akuzuarës për shpifje!
Më 8 korrik 2013 Mirvetja i kishte telefonuar në gjysmë të natës shoqes së saj më të ngushtë, për t`i treguar se Bajrami e kishte përdhunuar. Sipas saj, ai e kishte bërë këtë në dhomën e personelit të firmës kua ajo po e kryente një praktikë, në ndërrimin e natës. Shoqja kishte shkuar me të shpejtë te Mirvetja dhe e kishte alarmuar policinë. Të nesërmen në polici, Mirvetja kishte deklaruar njësoj, se Bajrami e ka rrahur, e ka kërcënuar me vrasje dhe në fund e ka përdhunuar. Deklaratë të njëjtë kishte dhënë edhe para prokurorit. Si rezultat i kësaj, policia e kishte arrestuar Bajramin, duke e mbajtur për dy ditë në paraburgim. Mirvetja ishte marrë edhe disa herë në pyetje nga prokurori dhe kishte dhënë deklaratën e njëjtë.
Por, nga mesi i shtatorit të vitit 2013 ajo kishte pranuar se të gjitha që i ka thënë kanë qenë deklarata të rreme, shkruan aargauerzeitung.ch. Kështu, nga viktima, ajo bëhet kryese e veprës penale. Sipas akuzës, ajo duhet të dënohet me dy vjet burgim me kusht, për fajësim të rremë, për dëshmi të rreme dhe për cenim të lirisë, pasi që, për shkak të akuzës së saj, Bajrami kishte qëndruar pa faj dy ditë në burg.
Në sallën e gjykimit ajo ka ardhur me kukëza, pas një aksidenti që kishte pasur së fundi. Para trupit gjykues pranon se në natën e përmendur ajo kishte vendosur të përfundonte lidhjen me Bajramin, por ky nuk kishte dashur ta pranonte kështu që e kishte goditur me shpullë. “Unë nuk kisha pritur diçka të tillë dhe kjo më pati çrregulluar. Por, përse kam deklaruar se ka qenë fjala për përdhunim, nuk di ta shpjegoj”, ka thënë Mirvetja. Gjithçka kishte ndodhur tepër shpejtë dhe ajo nuk kishte menduar fare se çka mund të ndodhte me Bajramin pas një akuze të tillë. Ndërsa e pyetur se a dinte bashkëshorti i saj për gjithë këtë që kishte ndodhur, ajo është përgjigjur se ai nuk ka kurrfarë informacionesh dhe se është shumë xheloz.
Mirvetja ka marrë një dënim prej 20 muajsh heqje lirie me kusht, për një periudhë provuese prej tri vitesh. “Është një dënim i lehtë por adekuat. Të fajësosh dikë rrejshëm për përdhunim është akuzë shumë e rëndë”, ka thënë gjyqtari duke iu drejtuar Mirvetes.
* (emrat janë të shifruar)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













