E-Diaspora
Serbi nga Kosova shtyn në vdekje nën rrotat e trenit gruan e panjohur
Personi që ka shtyrë në binarët hekurudhorë të shtunën një grua, e cila pastaj ka vdekur nën rrotët e trenit, siç shkruajnë mediet gjermane, është një serb nga Kosova
Gjykata e Duisburgut ka shpallur fletarrestin për vrasje kundër 28-vjeçarit me emrin “Jackson B.”. Ai e ka mbytur një grua që nuk e njihte dhe as e lidhte ndonjë gjë me të, gjermanen Anja N. Po ashtu, para shtyrjes nuk ka pasur asnjë konflikt në mes tyre, thonë hetuesit nga prokuroria përgjegjëse.
Por personi në fjalë nuk ka qenë edhe fare i panjohur për policinë. Sipas saj, ai jeton në Hamminkeln, Qarku Wesel, ku është i njohur për hetuesit si person problematik. Ai ka sharë dhe sulmuar pa shkas shpeshherë njerëzit në fshatin ku jeton, transmeton albinfo.ch. Sipas gazetës “Bild”, ai ka “terrorizuar” fshatin dhe ka pasur disa kallëzime penale kundër tij.
Serbi me prejardhje nga Kosova ka rënë shpesh në sy me sjelljet e veta, përcjell albinfo.ch. Nuk ka banor të fshatit që nuk është prekur ndonjëherë nga shpërthimet e tij, thotë një banor i fshatit për gazetën.
Në mbrëmjen e të shtunës, bashkëshorti i Anja N., ka postuar një njoftim në Facebook, ku ka shkruar sa vijon: “Sot është vrarë gruaja ime. Ajo është shtyrë para një treni, nga një i panjohur, pa asnjë shkas”.
Çifti ishte martuar në verën e vitit 2018, ndërsa viktima është nëna e një vajze 13 vjeçe.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











