Lajme
Një në 10 vetura në Zvicër lëviz me energji alternative
Nëse në gjashtëmujorin e vitit të kaluar veturat e shitura që ecin me energji alternative përbënin 6.3% të të gjitha veturave, në këtë gjysmëvjetor kemi 10.6% të tilla
Në Zvicër është duke vazhduar me të madhe trendi i orientimit drejt automobilave që vihen në lëvizje me lëndë alternative dhe i ikjes nga motorët klasikë me djegie të brendshme, shkruan srf.ch.
Sipas shifrave më të reja të shitjes së veturave për gjysmën e parë të vitit 2019 rezulton se në rrugët e Zvicrës aktualisht çdo i dhjeti automobil lëviz ose me fuqi tërësisht elektrike, ose hibride (elektrik dhe benzinë), apo me gaz natyror ose me hidrogjen.
Në përgjithësi, numri i automjeteve të shitura gjatë këtij gjashtëmujori mbetet stabil në krahasim me periudhën e njëjtë një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Siç shkruajnë në një komunikatë për media shoqatat zvicerane për shitje të automjeteve, AGVS dhe ajo Eurotax, janë shitur gjithsej 157.136 vetura.
Krahasuar me gjysmëvjetorin e kaluar janë shitur 68% më shumë automjete të kësaj kategorie (me energji alternative). Kështu, nëse në gjashtëmujorin e vitit të kaluar veturat e shitura që ecin me energji alternative përbënin 6.3% të të gjitha veturave, në këtë gjysmëvjetor kemi 10.6% të tilla.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












