Kosova
Haradinaj pret në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad.
Duke e falënderuar për përkrahjen e madhe të Norvegjisë dhe për angazhimin e tij të shkëlqyer në avancimin e raporteve mes dy shteteve, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi.
Më tej, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar diplomatin norvegjez me proceset e tjera politike e zhvillimore në Kosovë, si dhe për rezultatet e matshme në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, për proceset integruese evropiane, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet fqinje në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Nga ana e tij, ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Norvegjia do të jetë edhe në të ardhmen përkrahëse e sinqertë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














