Integrimi
Konsullata e Shqipërisë në Milano i bën vend edhe stafit kosovar
Brenda korrikut, Selia e Konsullatës Shqiptare në Milano do të përdoret edhe nga një staf konsullor i Republikës së Kosovës
Nga 1 korriku, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano ndodhet në një adresë të re. Ajo është larguar nga sheshi qendror i Duomos, vend prestigjioz por pak i përshtatshëm për pritjen e qytetarëve, e që nga 1 korriku është vendosur në ambientet e reja në rrugën Giovanni Battista Pirelli, 30, pranë stacionit qendror të trenit.
Ky ndryshim ishte paralajmëruar në fund të janarit, kur konsujt Luljeta Çobanaj dhe Rezart Shkëmbi u kishin kërkuar këtë gjë kryeministrit Rama e ministrit të Jashtëm Bushati gjatë vizitës që bënë në konsullatën e Milanos, shkruan shqiptariiitalisë.com. Kryeministri mbështeti kërkesën e tyre për kalimin e konsullatës në hapësirë të re, edhe për faktin se pranë konsullatës pritet të atashohet edhe konsulli i Kosovës dhe ajo do të fillojë të funksionojë si përfaqësi e të gjithë shqiptarëve. “Do të kalojmë diku tjetër në mënyrë që të kemi më shumë ambiente për konsullatën tonë këtu dhe që të ofrojmë shërbime sa më të mira” – tha atëherë edhe ministri Bushati.
Konsullja e Përgjithshme Luljeta Çobanaj thotë tani për Shqiptariiitalise.com se puna për gjetjen e selisë së re nisi menjëherë e tani janë të kënaqur për mjediset e reja. “Për disa arsye: nga 1 korriku do të kemi në dispozicion 350 metra katrorë (mëse dyfishi i ambienteve që kemi në sheshin e Duomos), në një kat të parë me hyrje më vete. Për më tepër qiraja do të jetë 30% më e vogël se ajo e paguar deri tani”.
“Në konsullatën e Milanos jemi tre konsuj e një staf teknik prej tre personash për pasaportat dhe kemi një fluks ditor prej 150 qytetarësh. – vazhdon konsullja që shton se së shpejti numri i personave që do t’i drejtohen Konsullatës do të rritet ndjeshëm – Brenda korrikut, e njëjta seli do të përdoret edhe nga një staf konsullor i Republikës së Kosovës. Konsullata do të jetë vërtet e të gjithë shqiptarëve. Në hyrje të saj do të jenë tre flamuj, shqiptari, kosovari dhe italiani, dhe e shkruara “Eja të flasim shqip” me të cilën do t’u japim mirëseardhjen të gjithëve”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








