E-Diaspora
Lojtarët e kombëtares priten si heronj
Rreh orës 12, hronjtë e Zvicrës janë pritur nga mijëra fansa të tyre në Hallenstaion të Cyrihut. Albinfo.ch ishte aty së bashku me publikun
Aeroplani që solli Ekipin nacional zviceran nga Brazili u ul pak para orës 11 në aeroportin Zürich-Kloten pas një udhtimi tërë natën nga Sao Polo. Pas eliminimit të tyrë të martën nga Argjentina (0-1), lojëtarët kanë mbërritur shëndosh dhe mirë në Zvicër.
Ottmar Hitzfeld dhe lojtarët e tij kanë kaluar nëpër një derë të fshehur për të dalë nga aeroporti para se të hipin në autobusin e tyre i cili i çoi në Hallenstadion. Për shkaqe teknike, vendtakimi i tyre me publikun është zhvendosur nga Aeroporti në Hallenstadium të Cyrihut.
Aty, heronjve të ardhur nga Argjentina u është përgatitur një pritje madhështore nga disa mijëra fansa të flakët. Moderatori i ka prezantuar të gjithë lojtarët me radhë ndërsa brohoritjet më të mëdha publiku i ka rezervuar për të prezantuarin e fundit, Xherdan Shaqirin.
Ky takim ka qenë njëherësh edhe ndarje emocionale nga trajneri i suksesshëm Ottmar Hitzfeld, i cili tashmë ka braktisur ekipin e tij dhe do të shkojë në pensionin e merituar.
Futbollistët u ndalën për pak çaste për t`u dhënë autografe adhuruesve të tyre, pastaj, shumica e tyre iu bashkuan familjarëve të cilët kishin ardhur t`i marrin për në shtëpitë e tyre. Masat e sigurisë që respektoheshin në mënyrë të rreptë, pamundësuan kontaktin e drejtpërdrejtë me ta. Përjashtim ka bërë futbollisti Josip Drmic, i cili megjithatë u është afruar adhuruesve që prisnin te parkingu i sallës, duke u fotografuar me ta dhe duke u dhënë autografe.
Ndryshe nga shumica e futbollistëve të tjerë, të cilët i pritnin familjarët me makina, Fernandez dhe Senderos që jetojnë në Zvicrën frankofone, kanë zgjedhur të udhëtonin me tren për në shtëpitë e tyre. Albinfo.ch i ka fotografuar ata në restorantin e trenit ku kishin zënë vend sikur të gjithë udhëtarët e zakonshëm.
Adnan Hidiqi nga Cyrihu, me prejardhje nga Bujanoci, kishte marrë të birin 2 vjeçar, Lenoksin në qafë për të pritur heronjtë e tij dhe të gjithë brezit të tij, futbollistët e kombëtares së Zvicrës.
“Erdha që t`i pres pasi që kanë luajtur shumë mirë dhe na e kanë zbardhur fytyrën, sidomos lojtarët shqiptarë. Ndeshja me Argjentinën ka qenë shumë e mirë dhe aty Zvicra ka qenë dukshëm më superiore, por fati ishte i atillë”, thotë Adnani deri sa po largohej nga salla Hallenstadion e Cyrihut. Ai nuk kishte mundur të takonte nga afër të adhuruarit e tij, futbollistët e ktyher nga Botërori “Brazil 2014”
Në grumbullin e fansave të mbledhur në stadiumin e mbuluar kamera e albinfo.ch ka regjistruar edhe një vajzë e cila kishte vënë shiritin në të cilin mund të lexohej “Miss Romandie”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













