E-Diaspora
Shuhen ëndrrat e Zvicrës, Argjentina kalon në çerekfinale
Argjentina ka arritur të shënojë në fund të takimit duke bërë kështu që të kalojë në çerekfinale
Futbollistët shqiptarë të Zvicrës edhe kësaj here e kanë barur barrën më të madhe të ndeshjes. Në veçanti Shaqiri dhe Mehmedi kanë qenë gjatë gjithë kohës në ballë të aksioneve. Ndër më të mirët janë treguar edhe Rodriguez dhe portieri Benaglio, i cili ka mbrojtur në mënyrë të mrekullueshme një sërë gjuajtjesh të rrezikshme të Argjentinës.
Zvicra ka arritur mirë që të bllokojë Argjentinën në pjesën e parë të shtesave por nuk reaguan si duhet për t’i shfrytëzuar disa shanse që ishin të sigurta për gol.
Edhe Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë në minutat e fundit nuk arriti të barazoj rezultatin në këtë takim në Sao Paolo.
Xhemaili e humb një shans të qindpërqindtë nga pasimi prej këndit, shansi i fundit në këtë përballje me Argjentinën.
116 Zvicra përball Argjentinës qëndron deri në pjesën e dytë të shtesave, por në minutën e 117 dërgon epërsi Argjentinën Di MAria me rezultat 1:0
105 Fillon pjesa e dytë e vazhdimit të ndeshjes Argjentina-Zvicra. Deri tani portieri Benaglio dhe lojtarët e angazhuar në fazën defensive, arritën që të mos pësonin gol nga Lionel Mesi, i cili disa herë kishte krijuar shanse për shënim.
Pjesa e parë e vazhdimit të lojës përfundon pa gola. Zviceranët kanë treguar lojë më të mirë se argjentinasit në pjesën e parë të vazhdimit të ndeshjes.
Po vazhdojnë shtesat në takimin në Sao Paulo ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës
Në pjesën e parë Zvicra a pati raste të mira për shënim. Xhaka, Drmic dhe në pjesën e dytë Shaqiri nga goditja e lirë, ishin shanset më të mira në këtë përballje me Argjentinën, e cila në pjesën e dytë ka sulmuar disa herë portën e skudrës helvetike.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka arritur që pas 90 minutash lojë kundër Argjentinës në ndeshjen që po zhvillohet Sao Paulo të mbajë rezultatin 0:0
93 Përfundon takimi i regullt, Argjentina-Zvicra 0:0
Vazhdon loja për 3 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshueshëm
86 Behrami përballet me Mesin, shpëton pa karton të verdhë
82 Kanë mbetur edhe 8 minuta lojë, Argjentina- Zvicra 0:0
Skuadra argjenttinase në ofenzivë, sulmojnë portën e përfaqësueses zvicerane
77 Zviceranët shpëtojnë edhe shans për gol të argjentinasve
66 Fernandez zëvendeson Xhaken e lodhur. Llogaritet se ka vrapuar mbi mesatare gjatë kohës sa ka qenë në lojë.
61 Benaglio mbron një shans të qindpërqindtë për gol të argjentinasve
48 Shans i Shaqirit për gol nga gjuajtja e lirë. Drmic edhe një shans, por rezultati mbetet po ai.
39 Shans i fortë për gol i Drmicit.
35 Xhaka bën një ndërhyrje të palejuar ndaj Lavezzit. Kartoni i verdhë për Xhakën.
30 Lojtarët zviceranë nuk tregojnë aspak inferioritet ndaj Messit me shokë. Përkundrazi, ata kanë një epërsi në akcione.
28 Xhaka pati një shans të mirë për të shënuar golin e parë për Zvicrën. Por, 0-0
Ndeshja e shumëpritur Zvicër-Argjentinë e të tetës së finales të Botërorit 2014 ka filluar në stadiumin e mbushur përplot të Sao Paolos. Ndeshja ka filluar e balancuar. Që në minutat e parë vihet re një presion i lojtarëve argjentinas ndaj Shaqirit, i cili përjeton disa shtyrje nga ata. Edhe Mehmedi është shpeshherë cak i tyre, ndërsa në minutën e 24 Mehmedi shkakton një faul dhe me këtë Argjentinës i mundësohet një gjuajtje e lirë. Por pa rrezik për portën zvicerane.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











