E-Diaspora
Arti lidh Ferizajn me Ville la Grand
13 piktorë të Ferizajt, nga 3 deri më 31 korrik përmes pikturave të tyre do të jenë të pranishëm në galerinë “Art Villamagna” të qytetit francez
Qytetin e Ferizajt nga ai i Ville la Grand, Francë, e ndajnë mijëra kilometra. Ndërsa një projekt i këmbimit të ekspozitave të pikturave në mes të këtyre dy qyteteve synon të shkurtojë distancat gjeografike. Para dy vitesh artistët e këtij qyteti në kufi me Zvicrën (ngjitur me Gjenevën) patën ekspozuar punimet e tyre në Ferizaj ndërsa tash “nderin me nder” po e kthejnë artistët ferizajas. 13 piktorë të këtij qyteti, nga 3 deri më 31 korrik përmes pikturave të tyre do të jenë të pranishëm në galerinë “Art Villamagna” të qytetit francez.
Promotor i këtij dhe aktivitetit të përmendur paraprak është piktori Gani Bytyçi, me qëndrim në Zvicër dhe me prejardhje nga Ferizaj.
Krahas punimeve në pikturë të 13 artistëve që vijnë nga Ferizaj, në hapje të ekspozitës, më 3 korrik do të bëhet edhe përurimi i skulpturës monumentale të titulluar “Gjurmë”, të cilën e kanë gdhendur në gur skulptori Mal Myrtaj me qëndrim në Gjermani dhe piktori Gani Bytyçi. Skulptura do të vendoset në hapësirën para galerisë ndërsa do të jetë trashëgimi e komunës, të cilën autorët ia kanë sjellë dhuratë në emrin e komunitetit artistik nga Kosova, sqaron për albinfo.ch Gani Bytyçi.
Në pllakën e ngjitur në skulpturë mund të lexohet: Bazalt (lloji i gurit), Qëndresë (ish Gllarevë, vendi ku është nxjerrë guri), Kosovë, Ferizaj, 2 qershor 2012, që është data kur gjatë mbajtjes së ekspozitës së piktorëve francezë në Ferizaj, ishte marrë edhe guri i përmendur. Titulli: Trace (Gjurmë). Autorë: Mal Myrtaj Gani Bytyçi, Ville la Grand.
Në ekspozitë, me punimet e tyre marrin pjesë: Skender Bedriu, Jetullah Sylejmani, Ilmi Sadiku, Pranvera Sylejmani, Laura Brahimi, Antigoa Heta, Lebibe Topalli, Haki Xhakli, Muhamet Ahmeti, Përparim Behluli, Kastriot Beqiri, Emin Hasani dhe Mujadin Nuhiu.
Me rastin e hapjes së ekspozitës, mysafirë në Ville la Grad do të jenë pesë nga këta artistë dhe përfaqësues të Komunës së Ferizajt, përfshirë edhe kryetarin e komunës, Muharrem Sfarça. Vernisazhi fillon në orën 18.30 në galerinë “Art Villamagna”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











