E-Diaspora

Shkelzen Gashi, në FC Basel fiton trefish më shumë se në GC

Në vit ai pritet të fitojë 600 mijë franga që është “pak” më shumë se 200 mijë frangat të cilat ai i ka fituar deri më tash në Cyrih

Shkelzen Gashi, i cili gjatë sezonit të kaluar është zgjedhur golgeteri numër një i kampionatit të superligës zvicerane, ka ndërruar klubin, duke shkuar nga GC i Cyrihut te kampioni aktual FC Basel. Duket se nuk ka qenë vetëm “emri i madh” i skuadrës ai që e ka tërhequr në Bazel shqiptarin 25 vjeçar nga Kosova.

Shuma e parave që ai pritet të fitojë me FC Baselin është rreth 3 fish më e madhe se ajo që ka fituar deri më sot në Cyrih. Sipas gazetës blick, për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, Gashi, klubi mikpritës “i ka numëruar” rreth 2 milionë franga. Brenda vitit ai pritet të fitojë 600 mijë franga që është “pak” më shumë se 200 mijë frangat të cilat ai i ka fituar deri më tash në Cyrih. Ndërsa po u shtuan edhe premitë, Shkelzeni mud t`ia shkelë deri në 1 milion franga në vit.

Ndërsa shefat e deirtshëm të Gashit në GC të Cyrihut shprehin keqardhje me ikjen e golashënuesit të 19 fishtë: “GC ka bërë gjithçka në mundësitë e veta për ta mbajtur Shkelzen Gashin. Por dëshira e tij për të bërë këtë ndërrim ka qenë shumë e madhe. Gashi dëshironte që me çdo kusht t`i hyjë një sfide të re me FC Baselin”, ka thënë shefi i GC-së Martin Keller.