E-Diaspora
Xhaka: “Duhet ta mundim Hondurasin“
"Duhet të luftojmë dhe të vrapojmë për njëri-tjetrin. Duhet ta mundim Hondurasin, dhe kjo është e tëra që mund të thuhet"
Ndeshja e dytë e Grupit në Botërorin Brazili 2014 ishte një hap prapa për zviceranët.
Duke tejkaluar zhgënjimin, skuadra zvicerane synon për të goditur objektivin e saj që të arrijë një vend në të tetën e finales së Botërorit.
Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka me kompani do të rezistojnë eliminimin nga gara botërore e futbollit .
“Kemi skuadër më të mirë dhe më cilësore sesa Hondurasi dhe mendoj se e meritojmë të kalojmë tutje”, ka thënë Xhaka për FIFA.com.
Dy ndeshjet e para të Zvicrës nuk kanë shkuar krejtësisht në përputhje me planin e përzgjedhësit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.
Xhaka ka lënë humbjen pas tij dhe tani është fokusuar tërësisht në takimin e ardhshëm me Hondurasin.
Mesfushori i Borussia Monchengladbach është i bindur se do të kalojnë në 1/8 e finales.
“Është sikurse një finale e Botërorit. Duhet të luftojmë dhe të vrapojmë për njëri-tjetrin. Duhet ta mundim Hondurasin, dhe kjo është e tëra që mund të thuhet”, ka shtuar ai.
Zvicra është bartëse e grupit. Skuadra zvicerane fitoi 2:1 ndaj Ekuadorit mirëpo ka përmbysur rezultatin me humbjen 5:2 nga Franca.
Zvicra avancon edhe me barazim nëse Franca e mposht Ekuadorin.
Hondurasit i duhet fitorja e kombinuar me një fitore të Francës që të ketë gjasa për të ecur tutje.
Zvicra është e pamposhtur në ndeshjet me Hondurasin.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











