Kosova
Qeveria demanton Serbinë: Marrëdhëniet Kosovë – Francë, të palëkundura

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Serbinë brenda këtij muaji, ku do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
Rreth kësaj vizite gazeta serbe ‘Blic’ raportoi se Macron tani ka një qëndrim të ri kundër Kosovës. Sipas tyre, deri këtu ka ardhur si pasojë e mosdëgjueshmërisë së kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj Francës dhe Gjermanisë për ta hequr taksën ndaj produkteve serbe.
Një gjë e tillë po mohohet nga ana e Qeverisë së Kosovës. Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë, ka thënë për lajmi.net se marrëdhëniet mes shtetit tonë dhe Francës janë të palëkundura.
“Marrëdhëniet e Kosovës dhe Francës qëndrojnë të palëkundura dhe këto janë fakte, në bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe jo deklarative. Si dëshmi rishtaz kemi edhe faktin që për një kohë të shkurtër kryeministri Haradinaj ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Francës në Paris dhe kryeministrin e Francës gjatë Samitit të Poznanit”, ka deklaruar Gashi.
Sipas saj, ky partneritet është afatgjatë, dhe Qeveria e vendit është e përkushtuar për t’i fuqizuar këto raporte me interes të ndërsjellë.
“Në takimet e fundit Kryeministri Haradinaj, ka kërkuar mbështetjen e palës franceze për liberalizim të vizave dhe ajo çka kemi marrë nga Franca si përgjigje është që ky vend nuk do ta pengojë këtë proces dhe gjithashtu e mbështet Kosovën në proceset integruese”, ka përfunduar Gashi.
Macron do të udhëtojë për në Beograd më 15 të këtij muaji, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar se me homologun francez do të flasë për zgjidhjen e çështjes shekullore me Kosovën.
Ndërsa sa i përket një vizite të mundshme në Kosovë, një gjë e tillë nuk është përmendur.
Vlen të theksohet se së fundi Macron ka pasur një qëndrim negativ ndaj zgjerimit të BE-së, dhe për këtë çështje thuhet se do t’ia japë një mesazh të rëndësishëm presidentit serb.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk "Është një mundësi për të ndarë muzikën me një audiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për të...
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht