Zhvillim
Zvicra, 15 vjet prijëse në investimet e sektorit të ujërave në Kosovë
Sot Zvicra është vendi që udhëheq në mesin e shteteve donatore në sektorin e ujërave në Kosovë, ku deri më tash ka investuar 45 milionë franga
Zvicra, si vendi kryesor donator në fushën e ujërave në Kosovë, nis më 20 qershor një projekt për furnizim me ujë në Gjilan. Ky eveniment shënon njëherësh 15 vjetorin e mbështetjes zvicerane për furnizimin me ujë në Kosovë. Duke filluar nga viti 1999, Zvicra ka financuar në Kosovë 45 milionë franga në gjithsej 22 projekte që kanë të bëjnë me ujëra dhe përmes kësaj ka kontribuuar që pjesa e popullatës që ka qasje në ujësjellës të rritet nga 44 për qind sa ishte atëbotë në 76 për qind.
Ministri për zhvillim ekonomik, Fadil Ismajli dhe ambasadorja zvicerane Krstyna Marty Lang, së bashku me përfaqësues tjerë të institucioneve kosovare kanë inauguruar projektin e ujërave të financuar nga Zvicra, i cili përfshin rregullimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Ferizaj si dhe ndërtimin e një rezervuari në Gjilan. Veç kësaj, në të dy qytetet do të funksionalizohet një sistem i ri faturimi, për të cilin Zvicra investon 6.7 milionë franga.
Aktin e parë të programit zviceran të ndihmave e pati shënua r në vitin 1999 furnizimi emergjent me ujë në kuadrin e ndihmave humanitare të Zvicrës. Pastaj kjo i la shumë shpejtë vendin një programi të mirëfilltë të furnizimit me ujë nën drejtimin e DEZA-s (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës) dhe SEVO-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) në kuadrin e bashkëpunimit me lindjen, i cili është përqendruar kryesisht në juglindje të Kosovës, thhet në një komunikatë të SECO-s. Nga viti 1999 deri në vitin 2014 Zvicra, me 45 milionë franga të investuara është në benin e tretë në mesin e donatorëve në sektorin e ujërave në Kosovë.
Sot Zvicra është vendi që udhëheq në mesin e shteteve donatore në sektorin e ujërave në Kosovë. Krahas ujësjellësve, Zvicra mbështet këshillin ndërministror të ujërave, një forum të lartë vendimmarrës, i cili angazhohet për të avancuar politikën e sektorit të ujërave si dhe për të marrë dhe koordinuar një numër masash dhe vendimesh të ministrive të ndryshme.
Me mbështetjen e Zvicrës dhe donatorëve tjerë, është arritur që qasja e popullatës në ujin e pijshëm brenda 15 viteve të ngrihet nga 44% në 76%. Në zonat rurale kjo përqindje ndërkaq është ngritur nga 8% në 61%. Për vitet në vijim, Zvicra ka si prioritet zgjerimin e mëtejmë të furnizimit e ujë në zonat rurale dhe ngritjen e impianteve për ujërat e zeza.
Në përputhje me strategjinë e kooperimit 2013-2016 për Kosovën, angazhimi i Zvicrës përqendrohet në katër fusha: qeverisja demokratike dhe decentralizimi, ekonomia dhe punësimi, furnizimi me ujë dhe administrimi i ujërave të zeza si dhe shëndetësia. Programet udhëhiqen nga DEZA dhe SECO në bashkëpunim me organizatat partnere vende¨se dhe ndërkombëtare. Prania e Zvicrës në Kosovë përfshin edhe kontingjentin e mbrojtjes (Swisscoy), dhe programet e BFM-së dhe sektorin e sigurisë njerëzore (AMS) në kuadrin e Departamentit për punë të Jashtme përfundon komunikata e dërguar nga SECO.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









