Lajme
Luftë për Lazaratin!
Policia ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme droge në vlerë 37 milionë euro, ndërsa të shtënat ndërmjet policisë dhe kriminelëve po vazhdojnë. Sot është dita e katërt e aksionit
Fshati Lazarat në jug të Shqipërisë ka katër ditë që është shndërruar në arenën luftimesh ndërmjet Policisë Shqiptare, e cila po e vazhdon aksionin për asgjësimin korrjeve dhe bimëve narkotike, dhe grupeve kriminale që po mundohen ta mbrojnë “çifligun e drogës” në Ballkan.
Sipas Ministrisë së Brendshme, aksioni po vazhdon me sukses dhe forcat policore shqiptare të njësive elite, po marshojnë hapa pas hapi, për ta vënë nën kontroll gjithë Lazaratin, që ka rreth 5600 banorë.Policia është futur në shtatë banesa, ndërsa marshimi po shkon ngadalë, sepse grupet kriminale po vazhdojnë të qëllojnë me snajper dhe armë të tjerë në drejtim të Policisë. Sipas informatave nga terreni, grupet kriminale po lëvizin nëpër shtëpitë e fshatit me furgon, ndërsa besohet se në këto grupe ka edhe të mitur.
Sipas MPB-së, Policia ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme droge në vlerë 37 milionë euro. Kjo drogë, që besohet se janë të korrat e vitit të kaluar, përfshinë një sasi prej 11.7 ton kanabis-sativa, ndërsa janë gjetur dhe shkatërruar edhe rreth 70 mijë bimë narkotike.
Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të 30 shtëpive në Lagjen Mahmutaj. Sipas Policisë, në këtë lagje, ku policia akoma nuk e ka vë nën kontroll, është djegur një sasi shumë e madhe droge nga vet fshatarët në përpjekjet për të fshehur provat nga Hetuesia.
Ndërkohë, policia bën të ditur se janë sekuestruar edhe dy laboratorë të përpunimit të drogës. Këta laboratorë janë gjetur në shtëpinë e njërit nga banorët e dorëzuar në Polici, Gate Mahmutaj, person me precedan kriminal.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit që të mos kundërshtojnë forcat e policisë. Banorëve u kërkohet të mos dalin nga banesat e tyre deri në përfundim të aksionit policisë dhe u kërkohet që të distancohen nga kriminelët.
“Po ashtu në funksion të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre u kërkohet të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë, e cila gjithashtu tregon për gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur grupeve kriminale.
“Policia e Shtetit është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama komenton aksionin e Policisë. Ai thotë se Policia e Shtetit po i ngre kokën lartë Shqipërisë në Evropë me operacionin për fshirjen e Lazaratit nga harta evropiane e drogës. Rama e mbylli këtë koment me fjalën ‘Mirënjohje’.
Ndryse i dyshuari Gate Mahmutaj dhe pesë persona të tjerë të arrestuar nga Policia, kanë mbërritur të mërkurën në Tiranë, të shoqëruar nga forcat speciale të Policisë. Mahmutaj ishte një ndër personat më të kërkuar nga uniformat blu në këtë aksion dhe personi që iu gjet një sasi kolosale droge në pronat e tij.
Ai ka deklaruar në hetuesi se nuk ka lidhje me drogën.
Lazarati është një fshat-komunë në veti afër Gjirokastrës në Shqipëri. Ky vend njihet fshati i Kanabis-Satives, një lloj droge shumë e kërkuar në Bashkimin Evropian. Sipas statistikave që kanë bërë ndërkombëtarët, në Lazarat prodhohen deri 900 ton drogë brenda një viti me vlerë 4 miliardë dollarë.
Besohet se për disa vjet, Tirana zyrtare dhe Lazarati kanë pasur një moratorium të pashpallur. Kjo ka ardhur pas disa përpjekjeve të policisë për të hyrë në fshat dhe gostisë së banorëve me plumba. Mirëpo në periudhën kur Tirana zyrtare ka bërë hapat gjigant për integrim në BE, lufta ndaj narkotikëve dhe korrupsionit konsiderohet parësore.
Sulmi i Policisë për ta përmbyllur këtë “çiflig” është pikërisht rruga e Shqipërisë për BE.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













