E-Diaspora
Gostivarasit festojnë golin e Mehmedit
Goli që ka shënuar Admir Mehmedi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Ekuadorit nuk ka gëzuar vetëm zviceranët
Shqiptarët kudo që e kane ndjekur ndeshjen i janë gëzuar golit të parë që një shqiptar e ka shënuar në një kampionat. Dhe, më të gëzuarit dhe krenarët për këtë gol kanë qenë sigurisht bashkëqytetarët e Admirit, gostivarasit.
Me flamuj shqiptarë e zviceranë dhe me shqiponjën dy krenare kanë festuar të rinjtë e qytetit të Gostivarit golin e bashkëqytetarit të tyre, Admir Mehmedi, i cili në përballjen kundër Ekuadorit shënoi golin e barazimit në 1-1, ndërsa në fund Zvicra fitoi me rezultat 2-1, shkruan lajmpress.com Me këtë gol Mehmedi hyri në histori si golashënuesi i parë shqiptar që shënon gol në një kampionat botëror të futbollit.
“Ka qenë një eufori e madhe në qytetin e Gostivarit, kur Admiri shënoi gol për Zvicrën. Të gjitha kafiteritë kanë qenë përplotë me të rinj, duke ndjekur ndeshjen dhe ai na ka bërë krenar të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm Gostivarin. Lum ne që kemi një ambasador të tillë si ai.
Shpresojmë të na gëzoj edhe me gola të tjerë dhe Zvicra të shkojë sa më larg në këtë botëror. Ne e falënderojmë shumë për këtë gëzim që na solli Admiri”, ka deklaruar për “Lajm”, Mensur Jakupi, trajner i njohur nga Gostivari. Goli i Mehmedit ka gëzuar edhe shumë shqiptarë anembanë botës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









