E-Diaspora
Baleti nga Kosova, befasi e këndshme për italianët
Në "Napoli Teatro Festival", Trupa e Baletit shfaqi premierën më të re, me emrin "She-ra-zade", me koreografi të artistes italiane Alessandra Panzavolta
11 qershori i gjeti në Napoli të Italisë. Balerinët kosovarë pas një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm me traget drejt Italisë, u ngjitën në skenën e njërit prej festivaleve më të njohura ndërkombëtare të baletit. Në “Napoli Teatro Festival”, djemtë dhe vajzat e Trupës së Baletit performuan premierën më të re të quajtur “She-ra-zade”, koreografinë e së cilës e ka bërë balerina e njohur italiane Alessandra Panzavolta bashkë me asistentin e saj Diego Watzke.
Në këtë ngjarje prestigjioze, Trupa e Baletit performoi para 500 shikuesve dhe në mesin e shumë shteteve të cilat ishin pjesëmarrëse në këtë festival, ishin edhe disa shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet.
Balerinët kosovarë treguan nivel evropian
Me tu kthyer nga shteti Italian, për Tribuna ka folur Drejtori i Trupës së Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj. Veç detajeve rreth këtij evenimenti, Brahimaj ka treguar për vijueshmërinë e festivalit, pjesë e së cilit ishin edhe kosovarët.
“Kemi kaluar shumë mirë. Jemi ndarë shumë të kënaqur nga gjithë organizmi dhe ajo çfarë kemi parë në festivalin e Napolit. Sa i përket trupës së baletit të Kosovës, performanca ka shkuar shumë mirë, ashtu siç dhe e kemi pritur. Jo vetëm ne, por dhe organizatorët e të pranishmit janë ndarë tejet të kënaqur me paraqitjen tonë”.
I pari i Baletit ka treguar se trupa që ai drejton është në po të njëjtin nivel profesional me balerinët e shteteve tjera të botës.
“Ne e kemi dëshmuar para botës që jemi në nivelin e duhur për të qenë pjesë e evenimenteve të mëdha ashtu siç ishte festivali i Napolit. Ndonëse as organizatorët e audienca nuk e kanë pritur që balerinët mund të sillnin diçka profesionale dhe kualitative, pikërisht për shkak të historikut në të cilën ka kaluar arti dhe kultura kosovare”, vlerësoi drejtori.
Në kuadër të programit të tij, festivali në fjalë kishte dhënë një dokumentar të shkurtër në të cilin të gjitha shtetet pjesëmarrëse kishin treguar diçka nga ajo që do të performonin, shkuan gazeta Tribuna. E për balerinët kosovar në këtë dokumentar kishte rrëfyer vet i pari i këtij institucioni.
“Unë në atë dokumentar kam treguar kushtet në të cilat ka punuar trupa e baletit të Kosovës pas luftës së fundit si dhe për funksionimin e saj deri në ditët e tanishme. Kështu që pas atij dokumentari audienca kanë menduar që ne nuk jemi në nivelin e duhur. Mirëpo ne ua dëshmuam atyre të kundërtën. Përmes performancës “She-ra-zade” arritëm t’i befasojmë gjithë ata shikues, ku pas shfaqjes morëm duartrokitje të mëdha. E vet koreografja e kësaj shfaqjeje ka qarë nga gëzimi”, tha më tej Brahimaj.
Vlerësime të larta nga mediet
Por, nuk ishin vetëm duartrokitjes pas shfaqjes, për të cilat rrëfen Ahmeti, vlerësimi i vetëm për Trupën tonë të Baletit. Kanë qenë mediet italiane ato që i kanë dhënë vlerësimin e radhës. Trupa e Baletit zuri një vend të rëndësishëm në mesin e shumë perfomancave të tjera që ishin pjesë e këtyre shkrimeve.
“Me idenë, regjinë dhe koreografinë e balerinës Alessandra Panzavollta, Trupa e Baletit të Kosovës mori pjesë në festivalin e Napolit me shfaqjen “She-ra-zade”. Kjo performancë karakterizohej nga muzika popullore e traditës kosovare. Balerina Panzavollta që është dhe koreografja e kësaj shfaqjeje përmes këtij projekti, mori një iniciativë të gjerë për të mbështetur rilindjen kulturore të një shteti që ka përjetuar luftën, por që ka një stimulim për tu prezantuar në arenën evropiane”, shkruhet në njërën prej medieve italiane.
E ‘Quartaparetepress.it’ tregon për një version modern të “She-ra-zadës” të sjellë nga kosovarët. “Baleti kosovarpërfaqëson një vizion modern të “She-ra-zadës” që përmes historive të imagjinuara dhe atyre reale e ringjall jetën e saj. Një metaforë me një paraqitje skenike nacionale, Baleti i Kosovës që është i rikompozuar dhe përmbledhur për pak kohë e që është në kërkim të atij popullariteti internacional që e meriton”.
Shfaqja “She-ra-zad” do të jepet premierë me datën 19 të këtij muaji në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













