Integrimi
Azilkërkuesit mund të vendosen në ndërtesat e familjes shqiptare
Banorët e Aarburgut kanë kundërshtuar mëkot vendosjen e azilkërkuesve në komunëne tyre. Pronare e ndërtesave të dhëna me qira është një familje kosovare
Rezistenca kundër qendrës së azilit e banorëve të komunës Aarburg të kantonit Aargau nuk ka prodhuar fryte. Qeveria e Kantonit, gjegjësisht departamenti për ndërtimtari ka vendosur që kjo qendër për strehim të azilkërkuesve megjithatë të hapet, duke injoruar kundërshtimet e qytetarëve.
Asambleja komunale e Aarburgut pati vendosur para dy muajsh në mënyrë unanime kundërshtimin e hapjes së qendrës së azilit në këtë komunë. Më vonë, pasi që kantoni ishte treguar këmbëngulës, komuna kishte sjellë argumente lidhur me papërshtatshmërinë e ndërtesave që viheshin në dispozicion të azilkërkuesve. Ato kanë infrastrukturën e nevojshme për 30 deri 40 banorë ndërsa numri i azilkërkuesve që do të strehohen aty është rreth 90 sish, arsyetohej komuna.
Me vendimin e qeverisë së kantonit, azilkërkuesit mund të fillojnë vendosjen e tyre në dy ndërtesat për banim familjar që shteti i ka marrë me qira nga pronarët privatë. Marrëveshja me pronarët e banesave është nënshkruar për së paku pesë vjet.
Siç kanë shkruar mediet zvicerane, pronarët e ndërtesave që i janë dhënë me qira shtetit për të strehuar azilkërkuesit, janë kosovarë. Bëhet fjalë për tre vëllezër dhe babain e tyre. Ata nuk kanë dashur të identifikohen për medie por në emrin e pronarëve ka folur avokati i njohur në Zvicrën gjermane, Valentin Landmann. Ai ka theksuar për azonline.ch se kosovarët, përveç leverdisë së qartë që kanë nga dhënia me qira e ndërtesave për shtetin, me këtë duan të japin edhe një kontribut në strehimin cilësor të azilkërkuesve.
Sipas tyre, vendosja në një ndërtesë solide është edhe një kusht që ata të ndjehen të mirëpritur dhe të mos devijojnë në delinkuencë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










